Për vitin akademik 2019-2020 Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës, mbështetur në Ligjin Nr. 80/2015, datë 22.07.2015 “Për arsimin e Lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë, në Republikën e Shqipërisë” dhe në Vendimin Nr. 1 datë 17.01.2019 të Senatit Akademik të Universitetit Politeknik të Tiranës, ka vendosur që përzgjedhja e kandidatëve fitues në studimet e integruara të ciklit të dytë për degët Arkitekturë dhe Urbanistikë si dhe Bachelor në Arkitekturë Interieri dhe Dizajn të realizohen mbi bazën e vlerësimit të Shkollës së Mesme dhe Testit të Pranimit mbi bazën e formulës:

0.6* Mes VKM* KKoef. Shkollës*1000+ 0.4 *T Testi*100

ku:

Mes VKM, do të quajmë notën mesatare të përcaktuar me Vendim të Këshillit të Ministrave për vitin akademik 2019-2020, sipas Ligjit Nr. 80/2015, datë 22.07.2015 “Për arsimin e Lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë, në Republikën e Shqipërisë”.

KKoef. Shkollës,do të quajmë koeficientet e shkollave të mesme.

T Testi, do të quajmë rezultatin e testit që do të organizohet nga Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës i cili synon vlerësimin e njohurive në degët specifike të studimit, i përbërë nga katër komponent, si më poshtë:

Test i arsyetimit logjik                                                                       25%  e T Testi (25 pike)

Test i kulturës së përgjithshme                                                        25%  e T Testi (25 pike)

Test i historisë dhe historisë së arkitekturës                                 25%  e T Testi (25 pike)

Test i komunikimit grafik                                                                 25%  e T Testi (25 pike)

Testimi i kandidateve do të jetë i organizuar në një ditë dhe do të zgjasë 2-3(tre) orë. Testi i pranimit do të përmbajë pyetje dhe përgjigjet e pyetjeve do të jenë me përzgjedhjen e alternativës së saktë, në mënyre që të mundësojë korrigjimin elektronik.

Për më tepër shkarkoni:

Testi FAU 22 shkurt 2019_