Rr. Muhamet Gjollesha, 54, Tiranë | Bulevardi Dëshmorët e Kombit Nr. 4, Tiranë 

  • Kreu
  • Burime Online
  • Kontakt
fau logo
FAU
Eja në FAU
Edukimi
Kërkim Shkencor
Studentët
Këndi i Informimit
Testi i Pranimit
Konkurse Studentore
  1. Kreu
  2. Këndi i Informimit
  3. Evente
  • Evente
  • Njoftime
  • Arkiva e Njoftimeve
  • Njoftime për vende të lira pune
Kthehu te njoftimet

FORTMED 2024 – Fortifications of the Mediterranean Coast

21.04.2024

FORTMED 2024 – Fortifications of the Mediterranean Coast

Në datat 18-20 prill 2024 u zhvillua në Universitetin Politeknik të Tiranës edicioni i shtatë i Konferencës Ndërkombëtare FORTMED 2024 – Fortifications of the Mediterranean Coast. Konferenca u zhvillua me mbështetjen e Universitat Politècnica de Valencia, Università degli Studi di Firenze, Università di Pisa, Instituto Italiano di Cultura, Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe Qendra Muzeore Durrës.

Punimet e paraqitura në konferencë janë publikuar në dy vëllimet e series Defensive Architecture of the Mediterranean (vol. XVI & XVII), të cilat ndjekin 15 vëllimet publikuara në konferencat e mëparshme. Seria e plotë e botimeve mund të shkarkohet në format elektronik në: https://www.fortmed.eu/index_en.html

FORTMED 2024 prezantoi rreth 90 punime, me autorë nga Shqipëria, Algjeria, Kroacia, Franca, Greqia, Italia, Kosova, Mali i Zi, Maroku, Polonia, Portugalia, Serbia, Spanja, Turqia dhe Britania e Madhe.

Në gjashtë edicionet e mëparshme, FORTMED, ka udhëtuar në qytete të ndryshme, duke filluar nga Valencia, duke vijuar në Firence, Alicante, Torino, Granada dhe më pas në Piza. Në vitin 2024, FORTMED udhëtoi përtej kufijve të Italisë dhe Spanjës për të pritur diskutimin ndërkombëtar mbi arkitekturën ushtarake mesdhetare në Tiranë. Ky edicion shtatë arriti të zgjerojë rrjetin e FORTMED me studiues nga Ballkani, duke filluar me pjesëmarrësit nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Kroacia dhe Serbia. Ndër të tjera, konferenca tërhoqi vëmendjen e studiuesve nga Shqipëria, vendet e Ballkanit dhe Italia, të cilët kanë studiuar bregdetin lindor të Adriatikut, një temë e paeksploruar plotësisht në edicionet mëparshme.

Konferenca e ardhshme do të zhvillohet në prill 2025 në Università degli studi della Campania Luigi Vanvitelli.

Shkarko: DEFENSIVE ARCHITECTURE OF THE MEDITERRANEAN. Vol. XVI
Shkarko: DEFENSIVE ARCHITECTURE OF THE MEDITERRANEAN. Vol. XVII

 

On April 18-20, 2024, the seventh edition of the International Conference FORTMED 2024 - Fortifications of the Mediterranean Coast took place at the Polytechnic University of Tirana. The conference was held with the support of the Universitat Politècnica de Valencia, Università degli Studi di Firenze, Università di Pisa, Instituto Italiano di Cultura, Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit and Qendra Muzeore Durrës

The papers presented at the conference have been published in the two volumes of the Defensive Architecture of the Mediterranean series (vol. XVI & XVII), which follow the 15 volumes published in previous conferences. The complete series of publications can be downloaded in electronic format at: https://www.fortmed.eu/index_en.html

FORTMED 2024 presented about 90 papers, with authors from Albania, Algeria, Croatia, France, Greece, Italy, Kosovo, Montenegro, Morocco, Poland, Portugal, Serbia, Spain, Turkey and Great Britain.

In the previous six editions, FORTMED, has travelled to different cities, starting from Valencia, continuing to Florence, Alicante, Turin, Granada and then to Pisa. In 2024, FORTMED travelled beyond the borders of Italy and Spain to host the international discussion on Mediterranean military architecture in Tirana. This seventh edition managed to expand FORTMED's network with researchers from the Balkans, starting with participants from Albania, Kosovo, Montenegro, Croatia, and Serbia. Among other things, the conference attracted the attention of researchers from Albania, the Balkan countries and Italy, who have studied the eastern coast of the Adriatic, a topic not fully explored in previous editions.

The next conference will take place in April 2025 at the Università degli studi della Campania Luigi Vanvitelli.

Download: DEFENSIVE ARCHITECTURE OF THE MEDITERRANEAN. Vol. XVI
Download: DEFENSIVE ARCHITECTURE OF THE MEDITERRANEAN. Vol. XVII

Item 1 - title
Item 2 - title
Item 3 - title
Item 4 - title
Item 5 - title
Item 6 - title
Item 7 - title
Item 8 - title
Item 9 - title
Item 10 - title
 

Rruga Muhamet Gjollesha, 54, Tiranë
Bulevardi Dëshmorët e Kombit Nr. 4, Tiranë
info@fau.edu.al

Fakulteti

  • Personeli Akademik
  • Personeli Administrativ
  • Programet e Studimit
  • Dokumente dhe publikime

Studentët

  • Orari mësimor
  • Guida studentore
  • Zyra e Karrierës

Shërbimet

  • Sekretaria
  • E-Learning FAU
  • Biblioteka Digjitale
upt logo fau logo

Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës
Universiteti Politeknik i Tiranës

Kontakt Politikat e Privatesise

© Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës UPT 2023 | Mbështetur nga ARK IT