Njoftohen te gjithe studentet ne te gjithe ciklet e studimit te tyre me kohe te plote ne FAU se,

duke nisur nga data 1 Mars 2021

fillon pagesa e tarifes se shkollimit te tyre per vitin akademik 2020-2021.

Bazuar ne Vendimin e Bordit te Administrimit nr.30 date 30.12.2020, per pagesen e tarifes se shkollimit per vitin akademik 2020-2021,

ju sqarojme si me poshte:

  1. Studentet te cilet e kane noten mesatare te vitit paraardhes nen 6(gjashte) duhet te paguajne tarifen e plote te shkollimit te tyre per 2020-2021 ne shumen 40,000(dyzetemije)leke;
  2. Studentet te cilet e kane noten mesatare te vitit paraardhes mbi 6(gjashte) – 9(nente) duhet te paguajne ½ e tarifes se shkollimit te tyre per 2020-2021 ne shumen 20,000(njezetemije)leke;
  3. Studentet perserites nga viti 1-5(pare-peste) te ciklit te integruar dhe nga viti 1-3(pare-trete) te ciklit bachelor(BAIND) duhet te paguajne tarifen e plote te shkollimit te tyre per 2020-2021 ne shumen 40,000(dyzetemije)leke;
  4. Studentet perserites te vitit te 5(peste) te ciklit te integruar dhe te vitit te 3(trete) te ciklit bachelor(BAIND) duhet te paguajne vetem per kreditet e lendeve te mbartura gjate vitit akademik 2020-2021 (vlera e 1 krediti eshte 667 leke).
  5. Studentet e Masterit Profesional do paguajne tarifen e shkollimit 2020-2021 me 2 KESTE. Kesti i Pare do paguhet ne periudhen kohore nga data 1 Mars 2021 deri ne date 31 Mars 2021Kesti i Dyte do paguhet ne periudhen kohore nga data 1 Prill 2021 deri ne date 31 Maj 2021.

Pagesa do te behet prane CREDINS BANK me faturen per arketim te cilen e gjeni duke klikuar:

1- Master profesional

2- Tarife shkollimi e plote dhe gjysem

3- Tarife shkollimi me kredite

Perjashtimisht ne kushtet e pandemise te shkatuar nga COVID-19 dhe kur studenti nuk ka mundesi te sjelle mandatin e arketimit te tarifes se shkollimit te tij per 2020-2021 prane zyres se finances, mund ta dergoje ate(mandatin e arketimit) ne menyre elektronike ne adresat e meposhtme te e-maileve te zyres se finances:

dorakumi2002@yahoo.com

Afati final i pageses se tarifes se shkollimit per vitin akademik 2020-2021 eshte data 31 MAJ 2021.

ZYRA E  FINANCES