Armand Vokshi

Prej vitit 2020, Prof. Asoc. Dr. Armand Vokshi është zgjedhur Dekan i Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës në Universitetin Politeknik të Tiranës.
Në periudhën 2016 – 2020, Prof. As. Dr. Armand Vokshi është zgjedhur drejtues i Departamentit të Urbanistikës në FAU. Gjithashtu në 2016 ai u zgjodh kryetar i Shoqatës së Arkitektëve të Shqipërisë. Ai është diplomuar dhe doktoruar në Arkitekturë në Firence (Itali) dhe është themeluesi i studios së arkitekturës Avatelier. A. Vokshi është autor i botimeve dhe ekspozitave të ndryshme në fushën e arkitekturës dhe urbanistikës, si dhe mjaft konferencave profesionale dhe akademike. Në vitin 2018 ju akordua nga ana e presidentit italian titulli kalorsak “Ordine della Stella d’Italia”

Kontakt: armand.vokshi@fau.edu.al