Aplikimi për kandidatët për Transferim Studimesh, Program i Dytë Studimi, Trojet, Shtetas të huaj do të kryhet pranë sekretarisë mësimore në datat:

02.09.2021 – 13.09.2021

Dokumentacioni që duhet të paraqesin kandidatët është si më poshtë:

Tranferim studimesh (datë 02.09.2021 – 13.09.2021)

  • Kërkesa drejtuar IAL-së për programin e studimit  ose formulari i aplikimit
  • Planin e plotë të programit të studimit përfshirë dhe syllabuset përkatëse
  • Vërtetim të listës së notave dhe krediteve të fituara në çdo lëndë dhe detyrim të shlyer
  • Fotokopje e noterizuar e dëftesës së pjëkurisë të shkollës së mesme
  • Fotokopje të dokumentit të identifikimit
  • Dy fotografi personale
  • Kopje të mandat-pagesës

Program i dytë studimi (datë 02.09.2021 – 13.09.2021)

  • Kërkesa drejtuar IAL-së për programin e studimit  ose formulari i aplikimit
  • Kopje e noterizuar e diplomës së studimeve univeristare të kryera më parë të shoqëruar me suplementin e diplomës
  • Vërtetim të listës së notave dhe krediteve të fituara në çdo lëndë dhe detyrim të shlyer
  • Fotokopje e noterizuar e dëftesës së pjëkurisë të shkollës së mesme
  • Fotokopje të dokumentit të identifikimit
  • Dy fotografi personale

Trojet (Kosovë, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Preshevë, Bujanovë, Medvegjë) (datë 02.09.2021 – 13.09.2021)

  • Formulari i aplikimit
  • Kopje të dokumentit te lëshuar nga QSHA-ja që vërteton se diploma e arsimit të mesëm është njohur, të shoqëruar me fotokopje të diplomës/dëftesës dhe listës së notave
  • Në rast se kandidati ka përfunduar shkollën e mesme në Shqipëri , dorëzon kopje të noterizuar të Maturës Shtetërore
  • Dokument identifikimi
  • Dy fotografi personale
  • Kopje të mandat-pagesës
  • Konkursi i pranimit për këto Kandidatë do të zhvillohet më datë 16.09.2021. Në ditët në vijim do të njoftoheni për vendin dhe orën e zhvillimit të konkursit.

Shtetas të huaj (datë 02.09.2021 – 13.09.2021)

  • Formulari i aplikimit
  • Kopje të diplomës/dëftesës dhe listës së notave të njehsuar nga QSHA-ja
  • Fotokopje të dokumentit të identifikimit
  • Dëshminë e njohjes së gjuhës shqipe si dhe të gjuhëvë të tjëra të njohura nga kandidati
  • Dy fotografi personale
  • Kopje të mandat-pagesës
  • Autorizimin për trajtimin e të dhënave personale