Saimira Arapi

Diplomuar në Universitetin Politeknik të Tiranës në vitin 2013 me titullin Master Shkencor në Arkitekturë. Kualifikime të mëtejshme në kuadrin profesional i ka si Auditues Energjie pranë Universitetit Polis në vitin 2018 dhe çertifikime të ndryshme për aftësimin e komunikimit grafike dhe vizual nga Autodesk pranë Accademia 3D, Tiranë (2021). Prej vitit 2014 ka kontribuar në proçesin e mësimdhënies pranë departamentit të Arkitekturës në Fakultetin e Arkitekturës dhe Urbanistikës (FAU) si pedagoge e ftuar.
Përvojën e saj profesionale vazhdon ta ushtroj dhe zhvilloj në fushën e projektimit dhe zbatimit për objekte të tipologjive të ndryshme në hapësirën e tregut kombëtar edhe ndërkombëtar. Arapi është e përfshirë në fushën e kërkimit shkencor dhe akademik dhe fokusi i saj konsiston në studimin e zhvillimit dhe qasjes së modelit ekzistues të konteksit urban dhe arkitektonik në nivele të ndryshme interpretimi, jo vetëm për marrëdhenien e këtyre elementëve në nivelin e eksterierit por edhe të interpretimit të hapësirave të brendshme dhe elementëve të ndryshëm të dizajnit
Prej vitit 2023 kontribuon si lektore me kohë të plotë pranë Departamentit të Arkitekturës si dhe në programin e studimit Bachelor: Arkitekturë Interieri dhe Dizajn në FAU.
Mësimdhënia në lëndët:
• Studio Arkitekture 1
• Studio Arkitekture 2
• Vizatim i lirë dhe Histori Arti
• Workshop 2