Prof. Asoc. Dr. Gjergji Islami
Gjergji Islami është diplomuar në Arkitekturë në vitin 2003 në Eastern Mediterranean University në Qipro me vlerësimin “High Honor”. Në vitin 2009 ka përfunduar studimet Master në “Instrumente dhe Metodologji të Ruajtjes dhe Vlerësimit të Trashëgimisë Kulturore” pranë Universitetit të Urbinos “Carlo Bo” në Itali zhvilluar në bashkëpunim me Universitetin e Romës “Sapienza” dhe UPT.
Prej vitit 2004 kontribuon si lektor me kohë të plotë pranë FAU. Gjatë kësaj periudhe është angazhuar në mësimdhënie, aktivitet kërkimor, botime dhe projekte e bashkëpunime kombëtare dhe ndërkombëtare. Në vitin 2016 fitoi gradën Doktor dhe në vitin 2022 titullin Profesor i Asociuar në Universitetin Politeknik të Tiranës.
Fusha të tjera interesi për aktivitetin kërkimor janë: Zhvillimi i Qëndrueshëm Ambiental, Planifikim Territorial, Housing, Arkitektura Socialiste në Shqipëri dhe Ruajtja e Trashëgimisë Kulturore.
Gjergji Islami ka një angazhim aktiv si arkitekt dhe konsulent edhe në projektim. Ai ka marrë pjesë si bashkëpunëtor dhe bashkëautor me studio vendase dhe të huaja në disa konkurse ndërkombëtare projektimi dhe është vlerësuar me çmime fituese.
Islami është bashkautori në një seri botimesh lidhur me arkitekturën socialiste në Shqipëri si dhe është publikuar përmes teksteve dhe ekspozitave në IUAV – Venecia, La Biennale di Venezia, Galeria Kombëtare e Kosovës, Galeria Kombëtare e Arteve, Bauwelt, Canadian Centre of Architecture etj.
Në periudhën 2013 – 2017 ka qenë Zëvendës Dekan i Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës.
Prej viti 2017 është Drejtor i Drejtorisë së Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë në UPT.
Mësimdhënia :
- Studio Arkitekture 2
- Projektim Ambiental
- Restaurimi i qendrave urbane dhe i peizazhit
- Mjedisi dhe impiantistika