Prof. Asoc. Dr. Denada Veizaj
Denada Veizaj përfundon studimet Master i Shkencave pranë Universitetit Politeknik Tiranë në degën Arkitekturë në vitin 2007. Në vitin 2015 fiton gradën Doktor i Shkencave me një disertacion të fokusuar mbi aparatet matematikore dhe mjetet e avancuara analitike për studimin e indeve urbane.
Puna kërkimore mbështetet në bindjen se sistemet e avancuara gjeometrike ndihmojnë në rritjen e aftësive tona për të lexuar dhe ekzaminuar endjet urbane në dimensionin material e jo-material, duke prodhuar përgjigje më bindëse në terma të zhvillimit te qëndrueshëm.
Në vitet 2013 dhe 2016 kryen studime pas-universitare dhe pas-doktorale pranë Erasmus University, fokusuar mbi teori të avancuara të urbanizmit, dinamikes dhe qeverisjes urbane dhe çështje të gjeografisë ekonomike.
Kontribuon pranë Departamentit të Arkitekturës që nga viti 2008 e përfshirë në disiplinat e komunikimit grafik dhe projektimit arkitektonik me një pjesëmarrje aktive në procesin e përditësimit të vazhduar të kurrikulave dhe në prezantimin e koncepteve të reja në fushën e dizajnit me mjete te dixhitalizuara.
Në vitin 2021 fiton titullin Profesor i Asociuar në Universitetin Politeknik të Tiranës.
Denada Veizaj, ka kontribuuar pranë Shoqatës së Arkitektëve të Shqipërisë si Sekretare e Përgjithshme (2012-2016) dhe si anëtare e Kryesisë (2012-2021).
Prej viti 2017 është Drejtuese e Departamentit të Arkitekturës në FAU
Mësimdhënia:
- Evolucioni i Mjedisit të Ndërtuar
- CAAD Vizualizim Grafik 2
- Studio Arkitekture 7
- Studio Diplome