Dr. Ogri Mane
Ogri Mane është diplomuar në vitin 2008 në degën Projektim i Arkitekturës në Universitetin e Studimeve në Firence.
Në vitin 2019 merr titullin Doktor në Universitetin Politektnik të Tiranës, Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës.
Ka punuar për një periudhë të gjatë pranë Bashkisë Tiranë si planifikues urban, duke zhvilluar dhe ushtruar paralelisht eksperiencën akademike si lektor pranë Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës. Bashkë autor e një sërë publikimeve, studimeve urbanistike dhe bashkëhartues i projekteve të rikualifikimit urban në Tiranë.
Ogri Mane në vitin 2012 ka qenë pjesë e ekspertëve nga UNESCO për hartimin e termave të referencës për Strategjinë e Kulturës në Shqipëri. Bashkëhartues i projekteve të restaurimit të monumenteve në Shqipëri dhe monitorues në zbatimit e projekteve të restaurimit dhe rikualifikimit urban.
Pjesëmarrës dhe kontribues në konferenca ndërkombëtare dhe ekspozita lidhur me konservimin, restaurimin dhe menaxhimin e aseteve kulturore.
Nga 2014 deri ne 2025 staf i brendshëm pedagogjik në Univeristetin e Tiranës, Njësinë Bazë të Arkeologjisë dhe Trashëgimisë Kulturore.
Aktualisht pedagog pranë UPT në Njësinë Bazë të Restaurimit dhe Teknologjisë së Arkitekturës.

