Llazar Shyti

Llazar  Shyti ka përfunduar studimet e larta për Arkitekturë pranë Universitetit Politeknik të Tiranës, Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit, Departamenti i Arkitekturës dhe Urbanistikës ne vitin 1995 e më pas ka zhvilluar kursin pasuniversitar Interreg II, Misura 5.6. “Standardet e Cilësisë së Ndërtimit”, Instituti  I.R.I.S. CNR, Bari, Itali.
Pas një perdhiudhe pune disavjeçare si arkitekt në vitin 2003 pranohet si pedagog pranë Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit, Departamenti i Arkitekturës dhe Urbanistikës, sektori i Teknologjisë së Arkitekturës. Kryen Shkollën e Doktoraturës në Arkitekturë dhe Urbanistikë, pranë  Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit në vitet 2011-2012 dhe tashmë ndodhet në proçesin e marrjes së gradës doktor. Prej disa vitesh zhvillon lëndën e Teknologjisë së Arkitekturës 2 per vitet e dyta te profilit Arkitekturë dhe Urbanistikë në Fakultetin e Arkitekturës dhe Urbanistikës.

Mësimdhënia:

  • Teknologji Arkitekture 2