Dr. Oketa Boriçi (Hoxha)
Oketa Boriçi (Hoxha) është diplomuar në vitin 2008 pranë Departamentit të Arkitekturës dhe Urbanistikës, Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit, Universiteti Politeknik i Tiranës. Në vitin 2022 ka përfunduar studimet e doktoratës, duke fituar titullin Doktore e Shkencave, me fokus kërkimor mbi zhvillimin tipologjik të banesave kolektive në Tiranë gjatë periudhës 1925–1943, duke kontribuar në studimin e historisë së arkitekturës dhe transformimeve urbane në Shqipëri.
Në vitin 2010 iu bashkua stafit si pedagoge e ftuar pranë Departamentit të Arkitekturës dhe Urbanistikës, ndërsa që nga viti 2025 ushtron funksionin e pedagoges me kohë të plotë pranë Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës. Veprimtaria e saj akademike përfshin pjesëmarrje në botime shkencore, konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare, ekspozita si dhe bashkautorësi në libra në fushën e arkitekturës dhe urbanistikës. Angazhimi i saj si lektore ka vazhduar për disa vite në disa institucione të arsimit të lartë në Tiranë në fushën e projektimit dhe dizajnit.
Paralelisht me aktivitetin akademik, ka një eksperiencë 18-vjeçare në fushën e projektimit arkitektonik, duke zhvilluar projekte në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Gjatë karrierës së saj ka bashkëpunuar me studio të huaja arkitekture dhe ka qenë pjesëmarrëse në konkurse ndërkombëtare, duke kontribuar në zhvillimin e zgjidhjeve bashkëkohore në projektim me ndërthurjen e praktikës profesionale.
Mësimdhënia:
- Gjeometri Deskriptive dhe Vizatim Teknik (FIN – Mjedis, Gjeodezi)
- Vizatim Teknik + CAD (FIN - Ndërtim)
- Studio Arkitekturë 3 (FAU - Arkitekturë)
- Studio Arkitekturë 4 (FAU - Arkitekturë)

