Dr. Ledita Mezini
Ka kryer studimet e larta pranë Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit, dega Arkitekturë në vitet 2001-2006. Është diplomuar në Master të Nivelit të Dytë në Arkitekturë pranë Universitetit Epoka (2009-2011). Në dhjetor 2016 ka mbrojtur gradën shkencore Doktor në Fakultetin e Arkitekturës dhe Urbanistikës, Universiteti Politeknik i Tiranës.
Ka eksperiencë profesionale në projektim që prej vitit 2006 dhe si arkitekte e liçensuar prej 2007. Në fushën akadamike është angazhuar pranë Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës që prej vitit 2006 e në vazhdim kryesisht në lëndët e projektimit.
Mësimdhënia
- Studio Arkitekture 5, 6
- Adaptim Arkitektonik
- Kerkim Shkencor + Etike Profesionale
- Praktike Profesionale