Dr. Gjergj Ruci
Gjergj Ruci diplomohet në Arkitekturë në vitin 2001 në Universitetin Politeknik të Tiranës. Në vitin 2009 përfundon studimet Master në “Instrumente dhe Metodologji të Ruajtjes dhe Vlerësimit të Trashëgimisë Kulturore” pranë Universitetit të Urbinos “Carlo Bo” në Itali zhvilluar në bashkëpunim me Universitetin e Romës “Sapienza” dhe UPT. Në vitin 2022 përfundon studimet e Doktoraturës mbi Ndikimin e Ngjyrës në Perceptimin e Hapesirës Urbane.
Në vitin 2001 bëhet pjesë e stafit me kohë të plotë të FIN, DAU (sot FAU). Që prej këtij viti angazhohet në mësimdhënie në disiplinat e projektimit arkitektonik dhe prezantimit grafik të tij. Përpiqet ta shohë arkitekturën përtej ndërtesës duke menduar që në proçesin krijues ka më tepër rëndësi rrugëtimi kërkimor-eksperimentues sesa produkti final.
Në vitin 2001 është bashkëthemelues i studios së projektimit “Alternatia ‘999” ku ka aplikuar idetë e tij në fushën e arkitekturës, urbanistikës dhe interierit.
Kerkimin e tij në arkitekture ai e plotëson me studimin e artit. Ne vitin 2003 boton “Apolloni në Delf” (bashkautor) dhe në vitin 2007 “El Greko, Jeta dhe Arti”.
Mësimdhënia:
- Bazat e Vizatimit
- Bazat e Projektimit Arkitektonik
- Studio Arkitekture 7