Dr. Endrit Tuzi

Endrit Tuzi është pedagog efektiv pranë Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës, që nga viti shkollor 2001-2002 e në vazhdim.
Ai ka mbaruar studimet në vitin 1995 në Universitetin Politeknik të  Tiranës,  Fakulteti  i  Inxhinierisë së Ndërtimit, Dega Arkitekturë.
2009-2010 ka punuar si ekspert urban (Team Leader), në Projektin e Planit të Përgjithshëm  Rregullues për qytetin e Shkodrës.
Gjatë viteve 1995-2008 ka bashkëpunuar në studio e kompani të ndryshme.
Gjatë viteve 2004-2006 ka kryer Shkollën pasuniversitare (MND) pranë FIN. në “Rilevim dhe dokumentim Arkitektonik,  Restaurimi Arkitektonik”, organizuar nga Universiteti “La Sapienza” në Romë, dhe  Universiteti Politeknik i Valencias, pjesë e Programit TEMPUS.
Në vitin 2015, ka mbrojtur temën e Doktoraturës pranë Departamentit të Arkitekturës, në FAU, nën drejtimin e Prof. Agron Lufit, në fushën e aplikimit të teknologjive të avancuara për fasadat në Shqipëri.

Në periudhën 2016-2020, Dr. Endrit Tuzi ka drejtuar Departamentin e Restaurimit dhe Teknologjisë së Arkitekturës.

Mësimdhënia:

  • Elemente të Ndërtesës
  • Teknologji Arkitekture 1, 2