Dr. Endri Kiçaj

Endri Kiçaj ka përfunduar studimet në Fakultetin e Arkitekturës dhe Urbanistikës, Tiranë në 2017, dhe ne 2023 fiton gradën Doktor I Shkencave në Universitetin “La Sapienza” në Romë, me studim të fokusuar në tensionin ndërmjet urbanizimit të përshpejtuar dhe denatyralizimit të territorit në vijën bregdetare shqiptare. Përmes analizës morfologjike, interpretimit territorial dhe studimit të dinamikave socio-hapësinore, kërkimi propozon strategji të ribalancimit ekologjik dhe urban të mbështetura në specifikat kontekstuale dhe zhvillimin e qëndrueshëm.

Interesat akademike dhe profesionale qëndrojnë në marrëdhënien midis narrativës, përvojës njerëzore dhe konfigurimit hapësinor, duke e trajtuar arkitekturën si një fushë multidisiplinare që sintetizon kulturën vizuale, logjikën strukturore dhe inovacionin teknologjik.

Në 2019 I bashkohet stafit te FAU si pedagog I jashtëm, dhe në 2023 bëhet pjesë e stafit me kohë të plotë.

Mësimdhënia:

Grafikë Arkitektonike
Studio Arkitekture 1
Studio Arkitekture 2
Kompozimi, Analiza e Formës dhe Hapësirës