Dr. Boriana Vrusho (Golgota)
Boriana Vrusho (Golgota) mban titullin shkrencor Doktor Shkencash në Arkitekturë, me fokusin në Rigjenerimin e Zonave Industriale të Degraduara në Shqipëri. Ajo ka përfunduar me sukses studimet e larta Master i Shkencave në Arkiteturë pranë Universitetit Politeknik të Tiranës, Master Pasuniversitar për Planifikim Hapësinor dhe Aplikime Gis - një diplomë e integruar midis Universitetit Polis dhe Institutit HIS Hollandë. Gjithashtu ka ndjekur me sukses trajnime të ndryshme përmes platformës online edX si "The Architectural Imagination" – zhvilluar nga HarvardX dhe “Sustainability in Architecture: An Interdisciplinary Introduction” – zhvilluar nga UPT ValenciaX.
Znj. Vrusho numëron një sërë publikimesh shkencore akademike që mbulojnë fushat e rigjenerimit urban, planifikimit dhe zhvillimit të territorit, përmirësimit të eficencës energjetike etj, si dhe ka marrë pjesë e programeve të ndryshme kombëtare e ndërkombëtare si: Laboratori Urban Divjaka (investuar nga AICS -Agjensia e Kooperimit Italian për Zhvillim) apo edhe Hartimi i Planeve Vendore për Bashkitë Gjirokastrër, Urë Vajgurore, Skrapar, Poliçan, Pukë, Mirditë, Maliq, Devoll dhe Pustec. Gjithashtu është angazhuar si eksperte vlerësuese për Horizon EU.
Prej vitesh ajo punon si lektore e fokusuar në tematikat e planfikimit dhe zhvillimit të territorit, të cilat lidhen edhe me fushën e saj të ekspertizës. Aktualisht mban rolin e Lektores me kohë të plotë për Lendët Legjislacion dhe Legjislacion Arkitektonik e Urban, pranë Departamentit të Urbanistikës, Fakuletit të Arkitekturës dhe Urbanistikës, Universiteti Politeknik i Tiranës.
