Dr. Besar Zifla

Pedagog prej disa vitesh pranë Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës. Diplomuar për Arkitekturë në vitin 2002 pranë Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit dhe ka marrë gradën MSc në Universitetin e Teknologjisë “Chalmers” në Gotebrog, Suedi. Aktualisht në proçes Doktorature me temën “Teoria e grafeve, si model për optimizimin e distancave dhe përmirësimin e qarkullimit rrugor në qytetin e Tiranës”.
Pasi ka punuar për dy vjet si pedagog i jashtëm pranë Seksionit të CAD dhe Vizualizimit grafik, sot është i atashuar në Departamentin e Urbanistikës.
Duke mos lënë mënjanë aplikimin e profesionit të arkitektit në projekte të ndryshme arkitektonike dhe urbanistike, aktivitetin akademik e konsideron një mundësi për të zhvilluar më tej eksperincën dhe njohuritë, duke qënë se marrëdhënia me studentët të ndihmon për t’u përditësuar vazhdimisht.

Mësimdhënia:

  • Transport e Infrastrukturë
  • Projektim Urbanistik