Dr. Ardit Lila
Ardit Lila është diplomuar në Universitetin Politeknik të Torinos, Itali (2009) ku ka përfunduar me sukses studimet Bachelor dhe Master Shkencor në Arkitekturë. Në kuadër të programit Erasmus (2008), ka ndjekur vitin e dytë të Masterit Shkencor në Universitetin Politécnica de Madrid, Spanjë, duke fituar një përvojë të pasur akademike dhe vlerësim maksimal mbi përgatitjen e temës se diplomës. Më pas ai ka ndjekur një Master Profesional pasuniversitar në Dizajn Estetik organizuar nga një bashkëpunim midis Polis University dhe IHS (Institute for housing and urban development studies) Erasmus University Rotterdam, Holandë. Më vonë, në vitin akademik 2019–2020, ai fiton gradën “Doktor i Shkencave” në Arkitekturë: Teori dhe Projektim pranë Universitetit “La Sapienza”, Romë, Itali ku është vlerësuar maksimalisht.
Që prej vitit 2011, ka qenë i angazhuar si lektor në disa institucione të arsimit të lartë në Shqipëri, përfshirë Universitetin Politeknik të Tiranës, Universitetin e New York-ut në Tiranë dhe Universitetin Polis. Aktualisht, ai është lektor në Fakultetin e Arkitekturës dhe Urbanistikës në Universitetin Politeknik të Tiranës dhe lektor i ftuar në UNYT.
Fushat e tij të interesit për aktivitetin kërkimor përfshijnë projektimin urban dhe arkitektonik, avancimin e teknologjisë së arkitekturës, kompozimin arkitektonik dhe estetik të fasadave, si dhe zhvillimin e qëndrueshëm të mjedisit të ndërtuar. Gjithashtu, fusha të tjera të interesit janë studimi dhe ruajtja e trashëgimisë arkitekturore vernakulare dhe asaj gjatë periudhës socialiste në Shqipëri.
Ai është autor i një sërë artikujsh shkencorë dhe pjesëmarrës në konferenca kombëtare e ndërkombëtare, si dhe ushtron aktivitet profesional si konsulent në projektim arkitektonik, urban dhe të interierit, me fokus në lighting design dhe projekte me ndikim shoqëror, duke bashkëpunuar me kolegë dhe studio ndërkombëtare.
Mësimdhënia:
• Metodat kërkimore të aplikuara në urbanistikë
• Urbanistikë 1
• Atelie Diplomë

