Dr. Ani Tola (Panariti)

Ani Tola (Panariti) është diplomuar në 2008 pranë Departamentit të Arkitekturës dhe Urbanistikës, Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit, Universiteti Politeknik i Tiranës. Ajo prej prill 2022 ka fituar gradën  "Doktor i Shkencave" në Fakultetin e Arkitekturës dhe Urbanistikës, Universiteti Politeknik i Tiranës. Fusha e saj kërkimore është mikroklima urbane dhe komforti termik në mjedisin e ndërtuar duke u fokusuar në shëtitoret bregdetare dhe hapësirat publike, me klimë mesdhetare.

Përvoja e saj akademike filloi në Janar 2009 kur ajo iu bashkua stafit akademik të Departamentit të Arkitekturës dhe Urbanistikës në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit, Universiteti Politeknik i Tiranës. Prej shtatorit 2020 ajo është në pozicionin e Zv. Dekanit pranë Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës, Universiteti Politeknik i Tiranës.

Në të njëjtën kohë, përvoja e saj profesionale në fushën e arkitekturës po përparon në tregun lokal dhe atë ndërkombëtar me një gamë të gjerë projektesh në fushën e projektimit arkitektonik, projektim interieri, projektim dhe planifikim urban, dhe projektim peisazhi.

Ajo ka qenë anëtare e American Institute of Architects – California (AIA) nga 2010-2012. Në 2016, iu bashkua Shoqatës së Arkitektëve Shqiptarë si një anëtar i Bordit Drejtues, në pozicionin e Sekretarit të Përgjithshëm dhe që prej korrik 2021 ajo vazhdon të jetë anëtare e këtij bordi. Në 2019 dhe deri tani është anëtare e SHARE Architects Forum dhe Balkan Architecture Forum.

Mësimdhënia:

Gjeometri Deskriptive 1,2 (FAU- Urbanistikë, Dizain); Vizatim Teknik + CAD (FIN- Ndërtim, Hidro); Projektim i Mjedisit të Ndërtuar (FAU- Urbanistikë)