Doriana Bleta (Bozgo)
Ka kryer studimet e larta në Degen Arkitekturë pranë Fakultetit te Inxhinierisë së Ndërtimit në periudhën 1994 – 1999.
Ka ushtruar profesionin e arkitektes pranë Fondacionit Soros në vitet 2000 – 2004. Në vitin 2001 është bashkëthemeluese e Studios B&L.
Prej vitit 2005 është përfshirë në procesin e mësimdhënies pranë FAU në cilësinë e lektores.
Interesat e saj në fushën akademike janë fokusuar në perceptimin e arkitekturës si element hapësirëformues, në identifikimin dhe riinterpretimin bashkëkohor të elementëve të arkitekturës lokale në funksion të krijimit të një identiteti arkitektonik dhe të kontekstualizimit të objektit arkitektonik. Gjithashtu, evolucioni i banesës kolektive dhe asaj njëfamiljare, në kushtet e reja social-ekonomike, është pjesë e fushës kërkimore – shkencore të saj.
Mësimdhënia:
- Studio Arkitekture 1, 2