Daniel Qamo

Ka përfunduar studimet universitare në vitin 1995 prane Universitetit Politeknik të Tiranës, Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit, dega Arkitekturë.
Që prej vitit 1995, është përfshirë në procesin e mësimdhënies pranë FIN (Departamenti i Arkitektures dhe Urbanistikës) dhe tashmë prane FAU, si lektor ne lëmin e projektimit profesional.
Ka kryer specializime e ka qenë pjesëmarres ne aktivitete ndërkombetare, në kuader te FIN dhe FAU.
Ka ndjekur studimet Master i Nivelit të Dytë: “Rilevim dhe dokumentim arkitektonik, restaurim i monumenteve te kulturës”, ne programin e ralizuar nga Universiteti Politeknik i Tiranës, Universiteti “La Sapienza” i Romës dhe Universiteti Politeknik i Valencias, duke u diplomuar ne vitin 2006.
Vijon procesin per realizimin e temës se doktoraturës pranё  Fakultetit tё Arkitekturёs dhe Urbanistikёs, Tiranë.

Në periudhën 2016 – 2017, Daniel Qamo ka drejtuar Departamentin e Arkitekturës në FAU.

Mësimdhënia:

  • Studio Arkitekture 1, 2