Dr. Ani Çuedari

Dr. Ani Çuedari është arkitekte, pedagoge dhe kërkuese shkencore, e specializuar në arkitekturën multisensoriale, dizajnin e hapësirave gjithëpërfshirëse dhe ndërthurjen e artit me teknologjinë në procesin projektues. Si pedagoge në Fakultetin e Arkitekturës dhe Urbanistikës në Universitetin Politeknik të Tiranës, ajo kombinon kërkimin teorik me praktikën eksperimentale në fushën e dizajnit arkitektonik dhe interierit.
Është bashkëthemeluese e studios “SINarchitects”, një platformë që synon të integrojë ndjeshmërinë estetike me qëndrueshmërinë mjedisore dhe përgjegjësinë shoqërore të profesionit të arkitektit. Kërkimi i saj shkencor fokusohet në modelimin e parametrave hapësinorë jo-vizualë, në ndikimin e perceptimit multisensorial dhe përfshirjen e personave me aftësi të kufizuara në proceset e dizajnit.

Veprimtaria e saj profesionale dhe akademike ndërthur rigorozitetin analitik me kreativitetin eksperimental, duke synuar një arkitekturë që vendos njeriun dhe përvojën ndijore në qendër të krijimit hapësinor.

Mësimdhënia: Studio Arkitekture 1 & 2, Studio Interieri dhe Workshop 1–3