Prof. Dr. Armand Vokshi – Dekan

Armand Vokshi është diplomuar në Universitetin e Firences, Itali në degën Arkitekturë (programi i vjetër pesëvjeçar), viti 2005, ku është vlerësuar maksimalisht, me një projekt mbi qendrën e Tiranës. Më pas ai ka ndjekur një Master Profesional pasuniversitar në Restaurim në Universitetin e Firences, si dhe ka kryer  PhD në degën “Projektim Arkitektonik dhe Urbanistik”, po pranë këtij fakulteti, me temë kërkimore “Gjurmë të arkitekturës italiane në Shqipëri në vitet 1925 - 1943”.

Gjatë viteve 2005-2009 asiston si asistent lektor (Cultore della Materia) në Universitetin e Firences, Fakulteti i Arkitekturës, Departamenti i Projektimit të Arkitekturës, në lëndën Laborator Projektimi Arkitektonik 2. Në vitin 2009 ai ju bashkua stafit akademik të Fakultetit të Arkitekturës dhe Urnbanistikës. Prej vitit 2020 ai është dekan i Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës si dhe anëtar i Senatit të Universitetit Politeknik të Tiranës. Në vitet 2010-2012 ka qenë lektor i ftuar në universitetin Polis dhe në periudhën 2016-2023 ka qenë lektor i ftuar në Universitetin “Zonja e Këshillit të Mirë”, Tiranë, me leksione në gjuhën italiane. Në 2014-2015 ka qenë lektor i ftuar në Universitetin shtetëror të Tetovës në Maqedoninë e Veriut.

Në vitin 2015 merr titullin “Profesor i Asociuar”, si dhe titullin “Profesor” në vitin 2022 në Universiteti Politeknik të Tiranës, Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës.

Ai është njëkohësisht profesionist i lirë i arkitekturës dhe urbanistikës me aktivitet fillimisht në Itali dhe më pas në Shqipëri. Pasi kryen provimin e shtetit në Firence, në 2005 regjistrohet në Urdhrin e Arkitektëve të Firences duke marrë licencën italiane të arkitektit. Ai është themelues dhe drejtues i studios së arkitekturës Avatelier, nëpërmjet së cilës ka realizuar një sërë projektesh në fushën e blloqeve të banimit dhe të vilave, objekteve publike, komerciale, banka, masterplane urbanistikë etj. në Shqipëri, Kosovë, Itali dhe vende të tjera Evropiane. Ka bashkëpunuar me studio të ndryshme si Arx (Firence), Coop Himmelblau (Austri), Studio Valle (Itali) etj.

Ai është autor i publikimeve dhe monografive të ndryshme në fushën e arkitekturës dhe urbanistikës, si dhe autor dhe pjesëmarrës në realizimin e shumë ekspozitave, konferencave profesionale dhe akademike mbi arkitekturën e më gjerë.

Prej vitit 2016-2021 ka qenë kryetar i zgjedhur i Shash (Shoqata e Arkitekteve të Shqipërisë), dhe prej Korrik 2021 ai vazhdon të jetë anëtar i bordit drejtues.

Në 2018 merr Titullin e Nderit Kalorësiak të akorduar nga presidenti italian: “Ordine della Stella d’Italia” nel grado di Cavaliere”.

Në 2019 është fitues i çmimeve në Iconic Award në Mynih dhe BigSEE në Lubljanë për “Vilen midis ullinjve”, si dhe është i nominuar në 2019 dhe 2024 per çmimin Mies Van Der Rohe në Barcelonë.

Mësimdhënia:

  • Urbanistike 2
  • Projektim Urbanistik
  • Restaurim i Qendrave Historike