Dr. Entela Daci – Drejtues i DRTA

Entela Daci, arkitekte me një eksperiencë të gjatë në mësimdhënie, krahas angazhimit në projektim si dhe në Studimin, Konservimin dhe Restaurimin e Trashëgimisë Kulturore.
U diplomua në Programin e Studimit, Master Shkencor në Arkitekturë, në Korrik 1991, në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit, të Universitetit Politeknik të Tiranës.

Diplomuar në Master të nivelit të dytë: “Rilevimi Arkitektonik, Dokumentimi dhe Restaurimi në Arkitekturë”, organizuar në kuadër të Projektit HECD. Diplomë e dhënë nga Università di Roma “La Sapienza”, Itali, Universidad Politecnica di Valencia, Spanjë dhe Universiteti Politeknik i Tiranës.

Ka fituar gradën shkencore “Doktor”, në dhjetor 2016.

Tema e doktoraturës: "Durrësi në shekujt e parë pas Krishtit, zhvillimi urban, monumentet, restaurimi dhe rindërtimi hipotetik i tyre".

Aktualisht, është Lektore “Restaurimi i Monumenteve të Kulturës”, në Programin e Integruar të Studimeve, Master Shkencor në Arkitekturë, dhe në lëndën “Restaurimi, Ruajtja dhe Vlerësimi” në Programin e Ciklit të dytë të Studimeve, Master Profesional në Restaurim Monumentesh Kulture, në Fakultetin e Arkitekturës dhe Urbanistikës, të Universitetit Politeknik të Tiranës.