Dr. Ani Tola (Panariti) – Zv. Dekan

Ani Tola (Panariti) është diplomuar në 2008 pranë Departamentit të Arkitekturës dhe Urbanistikës, Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit, Universiteti Politeknik i Tiranës. Në 2009 ajo ju bashkua stafit akademik të të njëjtit fakultet ku përfundoi studimet. Prej Shtatorit 2020 ajo është në pozicionin e Zv. Dekanit pranë Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës, Universiteti Politeknik i Tiranës. Aktualisht është kandidate për gradën “Doktor i Shkencave në Arkitekturë” me temën “Përmirësimi i komforti termik në mjedisin e ndërtuar duke u fokusuar në shëtitoret bregdetare me klimë mesdhetare”.

Në të njëjtën kohë, përvoja e saj profesionale është duke u pasuruar që prej vitit 2008 me një gamë të gjerë projektesh në fushën e projektimit arkitektonik, projektim interieri, projektim dhe planifikim urban, dhe projektim peisazhi. Prej 2014 ajo bashkëpunon me një studio e cila operon si në tregun lokal por dhe në atë ndërkombëtar si SHBA, Dubai, Katar, dhe Greqi.

Ajo ka qenë anëtare e American Institute of Architects (AIA), Monterey Bay, California, periudha 2010-2012. Në 2016, iu bashkua Shoqatës së Arkitektëve Shqiptarë si një anëtar i Bordit Drejtues, në pozicionin e Sekretarit të Përgjithshëm dhe që prej korrik 2021 ajo vazhdon të jetë anëtare e këtij bordi. Në 2019 dhe deri tani është anëtare e SHARE Architects Forum dhe Balkan Architecture Forum.

kontakt: ani.tola@fau.edu.al; apanariti@hotmail.com

Mësimdhënia:

Gjeometri Deskriptive 1,2 (FAU- Urbanistikë, Dizain); Vizatim Teknik + CAD (FIN- Ndërtim, Hidro); Projektim i Mjedisit të Ndërtuar (FAU- Urbanistikë)