{item.titleToDisplay}
Detajet e plota
REGJISTRIMI PËR TESTIN E PRANIMIT, VITI AKADEMIK 2023-2024, do të kryhet në datat 7-11 GUSHT, ORA 08:00 – 16:00, pranë zyrës së sekretarisë mësimore të FAU-t në godinën e FTI, UPT.
Sikurse kemi njoftuar më parë, konkursi i pranimit në Fakultetin e Arkitekturës dhe Urbanistikës, për vitin akademik 2023-2024 do të zhvillohet në datën 23 Gusht 2023, në sallën e Pallatit të Kongreseve, Tiranë.
Dokumentacioni që kërkohet për regjistrim në testin e pranimit:
- Fotokopje e kartës së identitetit (ku të shënohet atësia, nr. telefoni dhe adresa e-mail).
- Kopje e noterizuar e diplomës dhe dëftesës të shkollës së mesme.
- Dy fotografi personale.
- Mandati i pagesës.
Shkarko mandatin te link-u: https://fau.edu.al/tarifa-e-konkursit-viti-akademik-2023-2024/
ose file-in: Mandat Pagesa
Kanë të drejtë të regjistrohen në konkursin e pranimit vetëm kandidatët sipas listës së dërguar nga portali U-Albania (https://fau.edu.al/lista-e-maturanteve-te-cilet-kane-zgjedhur-programet-e-studimit-te-ofruara-nga-fau/).
Theksojmë që ky test do të jetë një i vetëm për të tre programet e studimit.
Shembull teze sipas viteve: https://fau.edu.al/informacion-mbi-testin-e-pranimit/
Në portalin U-Albania ju mund të listoni 1, 2 apo të 3 programet e studimit. Dokumentacioni për regjistrim në testin e pranimit, i kërkuar më sipër do të jetë një i vetëm për të tre programet e studimit.
Theksojmë se, për të gjitha fazat/raundet e regjistrimit aplikanti duhet të ketë kryer testin e pranimit i cili do të zhvillohet vetëm një herë. Çdo aplikant i paregjistruar për testin e pranimit (konkursin) edhe pse ka përzgjedhur një nga programet e studimit si një nga 10 preferencat e tij, nuk do të ketë më të drejtën të konkurojë për tre programet e studimit që ofrohen nga FAU.
Programet e studimit në FAU për të cilat do të zhvillohet konkursi janë:
- Master Shkencor në Arkitekturë, Profili Arkitekt (5 vite, me kohë të plotë).
- Master Shkencor në Arkitekturë, Profili Urbanist (5 vite, me kohë të plotë).
- Bachelor në Arkitekturë Interieri dhe Dizajn (3 vite, me kohë të plotë).
Ju lutem ndiqni faqen tonë web https://fau.edu.al/ dhe rrjetet sociale për cdo njoftim të ri.