Informacion mbi testin e pranimit, viti 2023-2024

Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës zhvillon Konkursin e Pranimit në programet e studimit:

  • Master Shkencor në Arkitekturë (profili Arkitekt) (5 vjet)
  • Master Shkencor në Arkitekturë (profili Urbanist) (5 vjet)
  • Bachelor në Arkitekturë Interieri dhe Dizajn (3 vjet)

Konkursi i pranimit zhvillohet në datë 16 Shtator 2023, në ambjentet e FAU-t (godina e vjetër, kati i dytë).
Adresa: Rruga “Muhamet Gjollesha”, 54, Tiranë.

Pjesëmarrësit në konkurs, të cilët janë vetëm ata që paraprakisht kanë bërë rregjistrimin për konkurs, (lista bashkalidhur këtij njoftimi), duhet të paraqiten në orën 13:00 për të filluar procedurën e hyrjes për në sallën ku do të zhvillohet Konkursi. Koha e zhvillimit të testit është 2 (dy) orë nga momenti i hapjes së tezës.

Hyrja do të jetë ne rend alfabetik (sipas listës me emrat e të regjistruarve).
Ju lutem respektoni renditjen dhe kohën!

Pjesëmarrësit në Konkurs duhet të kënë më vete mjet identifikimi (Kartë Identiteti ose Pasaportë).

Pjesëmarrësit në Konkurs nuk duhet të kenë me vete telefon apo mjete të tjera elektronike.

Pjesëmarrësit në konkurs nuk kanë nevojë të marrin me vete asnjë mjet për të shkruar.

Shënim:
Asnjë aplikant tjetër nuk do të lejohet të marrë pjesë në testin e pranimit nëse nuk është regjistruar më parë dhe nuk ka emrin në listë!

Articles: 25
Page 1 of 3