Rr. Muhamet Gjollesha, 54, Tiranë | Bulevardi Dëshmorët e Kombit Nr. 4, Tiranë 

  • Kreu
  • Burime Online
  • Kontakt
fau logo
FAU
Eja në FAU
Edukimi
Kërkim Shkencor
Studentët
Këndi i Informimit
Testi i Pranimit
Konkurse Studentore
  1. Kreu
  2. Këndi i Informimit
  3. Njoftime
  • Evente
  • Njoftime
  • Arkiva e Njoftimeve
  • Njoftime për vende të lira pune
Kthehu te njoftimet

''Takim me Artin: Harmoni Krijuese''

27.11.2024
''Takim me Artin: Harmoni Krijuese''

Një orë mesimore risi në lëndën e Vizatimit për studentet e urbanistikes të grupeve A dhe B të vitit të parë mbi pikturat e famshme dhe kompozimin ishte një mundësi inspiruese për të lidhur artin vizual me urbanistikën. Tema u përqendrua në mënyrën se si teknikat dhe kompozimi i pikturave të njohura mund të ndikojnë në dizajnimin e hapësirave urbane dhe planifikimin e qyteteve, duke kontribuar në zhvillimin e estetikës dhe funksionalitetit të tyre.

Studentët studiuan piktura të njohura të artistëve si Leonardo Da Vinci, Botticelli, Vermeer, dhe të periudhës renesanciste, për të kuptuar se si kompozimi mund të aplikohet në krijimin e hapësirave urbane më harmonike dhe funksionale.

Për më tepër, ngjyrat dhe shpërndarja e dritës dhe hijeve në këto vepra ofrojnë frymëzim për përdorimin e ngjyrave dhe elementeve natyrorë në projektimin e ndërtesave dhe hapësirave publike.

Tema mesimore të tilla synojnë të ndihmojë urbanistët e ardhshëm të kuptojnë se kompozimi në art mund të jetë një mjet i fuqishëm për krijimin e qyteteve më të bukura dhe funksionale, duke stimuluar gjithashtu mendimin kreativ dhe zhvillimin e ideve novatore në planifikimin urban.

Nën kujdesin e lektores Sajmira Arapi dhe pedagogët e artit pamor Meri File dhe Eris Tare.

Item 1 - title
Item 2 - title
Item 3 - title
Item 4 - title
Item 5 - title
Item 6 - title

Rruga Muhamet Gjollesha, 54, Tiranë
Bulevardi Dëshmorët e Kombit Nr. 4, Tiranë
info@fau.edu.al

Fakulteti

  • Personeli Akademik
  • Personeli Administrativ
  • Programet e Studimit
  • Dokumente dhe publikime

Studentët

  • Orari mësimor
  • Guida studentore
  • Zyra e Karrierës

Shërbimet

  • Sekretaria
  • E-Learning FAU
  • Biblioteka Digjitale
upt logo fau logo

Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës
Universiteti Politeknik i Tiranës

Kontakt Politikat e Privatesise

© Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës UPT 2023 | Mbështetur nga ARK IT