Rr. Muhamet Gjollesha, 54, Tiranë | Bulevardi Dëshmorët e Kombit Nr. 4, Tiranë 

  • Kreu
  • Burime Online
  • Kontakt
fau logo
FAU
Eja në FAU
Edukimi
Kërkim Shkencor
Studentët
Këndi i Informimit
Testi i Pranimit
Konkurse Studentore
  1. Kreu
  2. Këndi i Informimit
  3. Njoftime
  • Evente
  • Njoftime
  • Arkiva e Njoftimeve
  • Njoftime për vende të lira pune
Kthehu te njoftimet

Thirrje për aplikim në Programin e Ciklit të Dytë të Studimieve, Master Profesional në Restaurim Monumentesh Kulture

20.09.2024
Thirrje për aplikim në Programin e Ciklit të Dytë të Studimieve, Master Profesional në Restaurim Monumentesh Kulture
I vetmi në Shqipëri, Masteri Profesional në Restaurim Monumentesh Kulture, organizuar dhe zhvilluar nga Departamenti i Restaurimit dhe Teknologjisë së Arkitekturës, në Fakultetin e Arkitekturës dhe Urbanistikës, në Universitetin Politeknik të Tiranës, ka si fokus kryesor, formimin e profesionistëve, të aftë për të përcaktuar shkallën e ruajtjes së monumenteve historike dhe për të zbatuar një seri ndërhyrjesh komplekse, direkte apo indirekte, për të parandaluar, apo kufizuar proceset e degradimit të materialeve dhe strukturave ndërtimore në monumentet e trashëgimisë, me qëllimin final, për të siguruar mbrojtjen, konservimin dhe transmetimin e tërësisë së vlerave historike-kulturore të tyre.

Për të arritur objektivat e Programit të Studimit, krahas studimit frontal të koncepteve teorike, në nivel shkencor, një vëmendje e veçantë i kushtohet, edhe veprimtarive praktike në laboratore dhe në kantieret e restaurimit, duke shfrytezuar të gjitha metodat dhe mjetet më inovative që ofron teknologjia bashkëkohore.

Personeli akademik tepër i kualifikuar dhe me experience shumë vjeçare, së bashku me profesionistët më të shquar të fushës, Prof. Dr. Pirro Thomo, Prof. Dr. Neritan Ceka, si pjesë e stafit akademik dhe të ftuarit e nderit, për zhvillimin e leksioneve të hapura, Akademik Emin Riza, Prof. Dr. Aleksandër Meksi, Prof. Dr. Gjerak Karaiskaj, me aftësitë, ndjeshmërinë, përgatitjen dhe kontributin e tyre të veçantë e mjaft aktiv, kanë dhënë një ndihmesë tepër të vyer, për transmetimin e dijeve dhe eksperiencave më të mira, prej disa dekadash, në trajtimin e monumenteve të trashëgimisë së ndërtuar, në realitetin shqiptar.

Aplikimi i teknologjive më të reja, bashkëkohore, në fushën e tashëgimisë historike e kulturore, që ndihmojnë për t’i dhënë përgjigjje, çështjeve të hershme, por ende të pazgjidhura, si një pjesë mjaft e rëndësishme e Kurrikulës së Programit të Studimit, është realizuar me mbështetjen dhe bashkëpunimin e profesionistëve të Universiteteve ndërkombëtare partnere.

Programi i Ciklit të Dytë të Studimeve, Master Profesional në Restaurim Monumentesh Kulture, me një ecuri të konsoliduar vit pas viti, po tërheq gjithmonë e më shumë, personalitete, organizma dhe organizata të rëndësishme që operojnë në fushën e konservimit, restaurimit dhe rijetëzimit të trashëgimisë historike dhe kulturore, duke dëshmuar qartazi, për një nivel mjaft cilësor, shumëplanësh, për përgatitjen e profesionistëve të së ardhmes.

Rruga Muhamet Gjollesha, 54, Tiranë
Bulevardi Dëshmorët e Kombit Nr. 4, Tiranë
info@fau.edu.al

Fakulteti

  • Personeli Akademik
  • Personeli Administrativ
  • Programet e Studimit
  • Dokumente dhe publikime

Studentët

  • Orari mësimor
  • Guida studentore
  • Zyra e Karrierës

Shërbimet

  • Sekretaria
  • E-Learning FAU
  • Biblioteka Digjitale
upt logo fau logo

Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës
Universiteti Politeknik i Tiranës

Kontakt Politikat e Privatesise

© Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës UPT 2023 | Mbështetur nga ARK IT