- Kreu
- Këndi i Informimit
-
Njoftime
Shpallen 5 veprat me të mira të Konkursit Ndërkombëtar “Riciklo – Kreativ 2023”
13.12.2023
Konkursi ndërkombëtar “Riciklo – Kreativ 2023” në TEG,
shpallen 5 veprat më të mira nga studentët.
Vendi i pare grupi me kod: FVF22 (3 studente nga Tetova)
Vendi i dyte grupi me kod: 51687 dhe HAFSZ
Vendi I trete grupi me kod: 25123 dhe EH211
Për të dytin vit radhazi, TEG ka mirëpritur dhe mbështetur aktivitetin krijues të studentëve të arkitekturës, pjesëmarrës në konkursin ndërkombëtar “Riciklo – Kreativ 2023”, organizuar nga Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës, pjesë e Universitetit Politeknik të Tiranës, në partneritet me Fondacionin Mane, programin B4Students dhe organizatën GO2 Albania. 18 ndriçues për mjedise urbane dhe të interierit, të krijuara me materiale të ricikluara nga studentët pjesëmarrës dhe të ekspozuara në TEG janë vlerësuar nga juria në eventin e datës 13 tetor ku janë shpallur 5 projektet më të mira.
Juria ishte e përberë nga:
1 - Spiro Bakellbashi - Kryetar (Shqipëri)
2- Andrea Maliqari (Shqipëri)
3- Arbër Sadiki (Kosovë)
4- Armand Vokshi (Shqipëri)
5- Denada Veizaj (Shqipëri)
6- Jurtin Hajro (Shqipëri)
7- Matilda Pando (Shqipëri)
8- Kujtim Elezi (Maqedonia e Veriut)
9- Ered Sali (Shqipëri)