- Kreu
- Këndi i Informimit
-
Njoftime
Kthehu te njoftimet
Punëtori e përbashkët FAU/UPT - Technische Hochschule Lübeck (Gjermani)
Punëtori e përbashkët FAU/UPT - Technische Hochschule Lübeck (Gjermani)
30.10.2025
30.10.2025
Në FAU po zhvillohet një Punëtori e përbashkët midis 25 studentëve gjermanë të Technische Hochschule Lübeck dhe 21 studentëve të FAU, mbi një temë shumë të rëndësishme siç është pjesa e lumit Osum në qendrën e mbrojtur të Beratit.
Pjesa e studentëve gjermanë drejtohet nga:
Prof. Michael Locher (Prodekan), Prof. Kendra Busche, Prof.Rike Ruppenthal dhe Prof. Lulzim Beqiri / UBT-THL.
Ndërsa studentët shqiptarë, pas një seleksionimi me thirrje të hapur si për ta ashtu edhe për pedagogët, udhëhiqen nga pedagogët: Prof. Armand Vokshi, Dr. Andi Shameti, Dr. Jonila Prifti dhe Dr. Juljan Veleshnja.
Projekti do të shtrihet gjatë gjithë semestrit të parë me grupe të përbashkëta nga të dy institucionet.
