- Kreu
- Këndi i Informimit
-
Njoftime
Projekti “Fillo me një ide – Fito një internship në Bashkinë Tiranë”
14.10.2025
Jeni në fillim të karrierës suaj profesionale?
Kërkoni të fitoni një eksperiencë pune në Bashkinë Tiranë?
Jeni i grupmoshës 18 - 28 vjeç?
Jeni duke vijuar studimet e larta, apo i keni përfunduar?
Keni ide të reja për projekte apo studime që do ti sillnin një ndryshim komunitetit tuaj?
Ju ftojmë të merrni pjesë në Projektin “Fillo me një ide – Fito një internship në Bashkinë Tiranë”.
Përmes aplikimit me një koncept-ide për projekt apo studim, 15 të rinj do të përzgjidhen të jenë pjesë e projektit.
Projekti “Fillo me një ide – Fito një internship” ju ofron mundësinë që nëpërmjet një praktike 3 mujore pune, të shprehni idetë tuaja krijuese dhe inovative.
Përmes kësaj praktike do të keni mundësi të zhvilloni idetë tuaja për projekt/ studim, përmirësoni aftësitë analitike dhe kërkimore duke shfrytëzuar njohuritë, të dhënat dhe shkëmbimin e eksperiencave me stafin e Bashkisë Tiranë.
Në përfundim të praktikës ju kërkohet të dorëzoni një projekt të shkruar me të gjithë elementët e tij ose një mikrostudim me gjetje reale në fushën e tyre të interesit.
Ju do të fitoni:
- Praktikë pune 3 mujore në Bashkinë Tiranë
- Aftësi në hartim dhe zhvillim projekti, kërkim shkencor, analiza e të dhënave, të folurit në publik, prezantim, komunikim efektiv, punë në grup
- Trajnim mbi “Metoda të Kërkimit Shkencor”
- Trajnim mbi “Planifikim dhe Menaxhim Projekti”
- Një rrjet kontaktesh me profesionistë të fushës;
- Një çmim për punimin tuaj, me vlerë 91.000 Lekë bruto/ personi.
Projekti/studimi duhet të konceptohet për t’u zbatuar brenda territorit të Bashkisë Tiranë.
Fushat për propozimin e një koncept ideje për projekt ose për studim janë:
-Infrastruktura dhe Teknologjia
-Energjia, Uji dhe Mbetjet Urbane
-Mobiliteti
-Qytetarët dhe Stili i Jetesës
-Smart City
-Mjedisi
-Qeverisja dhe Edukimi
-Zhvillimi Ekonomik Vendor
-Zhvillimi Urban
-Qeverisja Vendore
Aplikimi kryhet online në faqen zyrtare të Bashkisë Tiranë:
https://tirana.al/faqe/fillo-
Për informacion të mëtejshëm mund të na kontaktoni në adresën:
