- Kreu
- Këndi i Informimit
-
Njoftime
Panairi i Karrierës, Edicioni V
12.05.2026
Të nderuar studentë,
Ju informojmë se më 21 Maj 2026 do të zhvillohet “Panairi i Karrierës – Edicioni V” në ambientet e Universiteti Politeknik i Tiranës.
Ky aktivitet përfaqëson një mundësi shumë të mirë për studentët për të krijuar kontakte profesionale, për të njohur kompani dhe institucione të ndryshme, si edhe për të eksploruar mundësi praktike dhe punësimi.
Në kuadër të përgatitjeve për këtë aktivitet, ju ftojmë të:
• Informoheni dhe të ndiqni njoftimet lidhur me panairin përmes email-eve, shpalljeve dhe mediave sociale;
• Merrni pjesë aktive në aktivitet;
• Përgatitni punime apo projekte studentore për ekspozim;
• Kontribuoni në organizimin e “Këndit të Studentit” me materiale dhe prezantime përfaqësuese;
• Përditësoni dhe të merrni me vete CV-të tuaja.
Së shpejti do të publikohen edhe detaje të tjera mbi organizimin dhe programin e aktivitetit.
Ju mirëpresim!
