Rr. Muhamet Gjollesha, 54, Tiranë | Bulevardi Dëshmorët e Kombit Nr. 4, Tiranë 

  • Kreu
  • Burime Online
  • Kontakt
fau logo
FAU
Eja në FAU
Edukimi
Kërkimi Shkencor
Studentët
Këndi i Informimit
Testi i Pranimit
Konkurse Studentore
  1. Kreu
  2. Këndi i Informimit
  3. Njoftime
  • Evente
  • Njoftime
  • Arkiva e Njoftimeve
  • Njoftime për vende të lira pune
Kthehu te njoftimet

Open lecture - Pierfrancesco Frascella - Lighting Design in Architecture

01.04.2026
Open lecture - Pierfrancesco Frascella - Lighting Design in Architecture

Datë 24.04.2026
Ora 11:00

Aula Magna
UPT, Sheshi “Nënë Tereza”

Organizuar nga Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës, ky leksion trajton rolin e lighting designer-it në procesin arkitektonik, nga analiza e kontekstit dhe zhvillimi i konceptit, deri te verifikimi teknik përmes kalkulimeve dhe implementimi në kantier.

Drita paraqitet si një material i mirëfilltë projektimi, që ndërthur aspektin estetik me performancën e matshme, në përputhje me standardet, qëndrueshmërinë dhe kushtëzimet e projektit.

Leksioni do të fokusohet në:

  • marrëdhënien ndërdisiplinore mes arkitektit, inxhinierëve dhe aktorëve të tjerë të projektit
  • përkthimin e konceptit në zgjedhje teknike të verifikueshme
  • procesin e plotë nga modeli në Dialux deri në realizim
  • shmangien e gabimeve të zakonshme në projektimin e ndriçimit
  • standardet, teknologjitë dhe aspektet e qëndrueshmërisë

Short bio

Pierfrancesco Frascella është diplomuar në Lighting Design në Politecnico di Milano, ku ka zhvilluar një qasje projektimi të fokusuar në marrëdhënien ndërmjet dritës, arkitekturës dhe perceptimit njerëzor.

Ai ka fituar eksperiencë profesionale pranë studios Opera Luce në Matera dhe ka bashkëpunuar në projekte ekspozimi në Milano.

Aktualisht punon në një studio lighting design në Como, duke u fokusuar kryesisht në projekte hoteliere dhe rezidenciale, ku zhvillon koncepte ndriçimi që kombinojnë rigorozitetin teknik me cilësinë atmosferike dhe komfortin vizual.

Një falenderim i veçantë për pedagogun Ardit Lila për kontributin e dhënë.

Rruga Muhamet Gjollesha, 54, Tiranë
Bulevardi Dëshmorët e Kombit Nr. 4, Tiranë
info@fau.edu.al

Fakulteti

  • Personeli Akademik
  • Personeli Administrativ
  • Programet e Studimit
  • Dokumente dhe publikime

Studentët

  • Orari mësimor
  • Guida studentore
  • Zyra e Karrierës

Shërbimet

  • Sekretaria
  • E-Learning FAU
  • Biblioteka Digjitale
upt logo fau logo

Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës
Universiteti Politeknik i Tiranës

Kontakt Politikat e Privatesise

© Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës UPT 2023 | Mbështetur nga ARK IT