- Kreu
- Këndi i Informimit
-
Njoftime
Kthehu te njoftimet
Njoftohen të gjithë studentët në të gjitha ciklet e studimit me kohë të plotë se fillon pagesa e tarifës së shkollimit të tyre për vitin akademik 2023-2024
Njoftohen të gjithë studentët në të gjitha ciklet e studimit me kohë të plotë se fillon pagesa e tarifës së shkollimit të tyre për vitin akademik 2023-2024
04.01.2024
04.01.2024
![Njoftohen të gjithë studentët në të gjitha ciklet e studimit me kohë të plotë se fillon pagesa e tarifës së shkollimit të tyre për vitin akademik 2023-2024](https://fau.edu.al/rc/img/event_5612_5908.jpg)
Njoftohen të gjithë studentët në të gjitha ciklet e studimit të tyre me kohë të plotë në FAU se fillon pagesa e tarifës së shkollimit të tyre për vitin akademik 2023-2024.
Bazuar në Vendimin e Bordit të Administrimit, nr.21, datë 25.09.2023, për pagesën e tarifës së shkollimit për vitin akademik 2023-2024, ju sqarojmë si më poshtë:
- Studentët të cilët e kanë notën mesatare të vitit paraardhës nën 6(gjashtë), duhet të paguajnë tarifën e plotë të shkollimit të tyre për vitin akademik 2023-2024, në shumën 40,000(dyzetëmijë)lekë.
- Studentët të cilët e kanë notën mesatare të vitit paraardhës mbi 6(gjashtë) – 9(nëntë), duhet të paguajnë ½ e tarifës së shkollimit të tyre për vitin akademik 2023-2024, në shumën 20,000(njëzetëmijë)lekë.
- Studentët përsëritës nga viti 1-5(parë-pestë) të ciklit të integruar dhe nga viti 1-3(parë-tretë) të ciklit bachelor(BAIND), duhet të paguajnë tarifën e plotë të shkollimit të tyre për vitin akademik 2023-2024, në shumën 40,000(dyzetemije)lekë;
- Studentët përsëritës të vitit të 5(pestë) të ciklit të integruar dhe të vitit të 3(tretë) të ciklit bachelor(BAIND), duhet të paguajnë vetëm për provimet që do të japin për lëndët e mbartura gjatë vitit akademik 2023-2024.
- Studentët e Masterit Profesional do paguajnë tarifën e shkollimit të ndarë me 2 këste.
- Pagesa do të bëhet pranë CREDINS BANK me faturën për arkëtim, të cilën e gjeni ose në zyren e finances ose në faqen e web-it.
- Pagesa e faturës do të dorëzohet nga studenti ose me prezencë të tij pranë zyrës aktuale të financës(godina e FIN/FAU), ose me e-mail vetëm në adresën e e-mailit të specialistes së financës së FAU: kristinahyka21@gmail.com.
Shkarko mandatin e pagesës, dega Arkitekturë, Urbanistikë (40.000 lekë).
Shkarko mandatin e pagesës, dega Arkitekturë, Urbanistikë (20.000 lekë).
Shkarko mandatin e pagesës, dega Interier dhe Dizajn (40.000 lekë).
Shkarko mandatin e pagesës, dega Interier dhe Dizajn (20.000 lekë).
Shkarko mandatin e pagesës, MPRMK, program i dytë, kësti I.
Shkarko mandatin e pagesës, MPRMK, program i dytë, kësti II.