- Kreu
- Këndi i Informimit
-
Njoftime
Njoftim për studentët diplomantë përsëritës
09.02.2024
![Njoftim për studentët diplomantë përsëritës](https://fau.edu.al/rc/img/event_5612_5908.jpg)
PËR STUDENTËT DIPLOMANTË PËRSËRITËS
Për të gjithë studentët diplomantë përsëritës (diplomë me 30 kredite) të cilët kanë:
1. realizuar të gjithë frekuentim/detyra/projekte të lëndeve (pra kanë vetëm provime)
2. realizuar të paktën kontrollin 1 dhe 2 të studios së diplomës
Sqarojmë se:
1. për studentët të cilët kanë nisur temën e diplomës në vitin 2021-2022, duhet që në sezonin e dimrit 2024 të kenë realizuar kontrollin 3.
2. për studentët të cilët kanë nisur temën e diplomës në vitin 2022-2023, duhet që në sezonin e vjeshtë 2024 të kenë realizuar kontrollin 3.
Në rastet se brenda këtij afati nuk përmbyllen detyrimet e mësipërme, atëherë ato do ti nënshtrohen planit të ri mësimor të cilët ata do ti bashkangjiten në vitin përkatës, duke ndjekur të gjitha detyrimet që lindin nga ndryshimi i planeve mësimore. Efektet e planit të ri mësmor do të nisin në tetor 2024 me fillimin e vitit akademik 2024-2025.
Studentët të cilët kanë ende lëndë të tjera për të frekuentuar përfshirë dhe studjon e diplomës, do ti nënshtrohen planit të ri mësimor.