Rr. Muhamet Gjollesha, 54, Tiranë | Bulevardi Dëshmorët e Kombit Nr. 4, Tiranë 

  • Kreu
  • Burime Online
  • Kontakt
fau logo
FAU
Eja në FAU
Edukimi
Kërkim Shkencor
Studentët
Këndi i Informimit
Testi i Pranimit
Konkurse Studentore
  1. Kreu
  2. Këndi i Informimit
  3. Njoftime
  • Evente
  • Njoftime
  • Arkiva e Njoftimeve
  • Njoftime për vende të lira pune
Kthehu te njoftimet

Njoftim për Pyetësorin Studentor

10.01.2025
Njoftim për Pyetësorin Studentor

I dashur student,

Në përmbushje të detyrimeve që burojnë nga Ligj Nr. 80/2015, Universiteti Politeknik i Tiranës organizon Pyetësorin Studentor për cilësinë e mësimdhënies.

Nëpërmjet pyetësorit, çdo studenti i jepet mundësia të shprehë perceptimin mbi procesin mësimor si dhe të përcjellë pranë autoriteteve të universitetit shqetësime specifike.

Plotësimi i pyetësorit do të jetë i mundur duke filluar prej datës 16 – 22 Janar 2025 nëpërmjet platformës online të sekretarisë mësimore.

Link: http://bit-albania.com/

Përgjigjet e pyetësorit përpunohen në mënyrë ANONIME nga UPT dhe mbi bazën e tyre hartohen të dhëna statistikore për problematikat kryesore të perceptuara nga studentët. Analiza e të dhënave kryhet pas përfundimit të sesionit të provimeve, duke shmangur çdo ndikim të mundshëm në vlerësimet përfundimtare.

Plotësimi i pyetësorit bëhet për çdo pedagog aktiv në semestrin aktual. Në llogarinë tuaj online do të shfaqet pyetësori vetëm për lëndët që frekuentoni si student i rregullt.

Universiteti Politeknik e vlerëson maksimalisht mendimin tuaj dhe ju nxit të merrni pjesë në këtë proces. Duke punuar së bashku, UPT mund të vijojë traditën e ekselencës e duke konsoliduar reputacionin kombëtar e rajonal.

Ju falënderojmë për bashkëpunimin,
Drejtoria e Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë - UPT

 

INFORMACIONI MBI MARRJEN E FJALËKALIMIT PËR HERË TË PARË NË SEKRETARINË MËSIMORE ONLINE

Me qëllim pjesëmarrjen në Pyetësorin Studentor për Vitin Akademik 2024-2025, Semestri I, studentët e vitit të parë dhe ata që nuk e kanë përdorur më parë Sekretarinë Mësimore Online duhet të aksesojnë Portalin në linkun:
http://bit-albania.com/
(klikoni UPT)

Për marrjen e fjalëkalimit për herë të parë, ndiqni instruksionet në videon tutorial (shih ilustrimin më poshtë):

Item 1 - title

Shënim:

  • Për problematika në marrjen e fjalëkalimit, jeni i lutur t’i drejtoheni sekretarisë mësimore pranë fakultetit tuaj.
  • Për probleme të tjera lidhur me sigurimin e brendshëm të cilësisë në UPT mund të kontaktoni me Drejtorinë e Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë: https://upt.edu.al/drejtimi-akademik-administrativ/drejtorite/drejtoria-e-sigurimit-te-brendshem-te-cilesise/

Rruga Muhamet Gjollesha, 54, Tiranë
Bulevardi Dëshmorët e Kombit Nr. 4, Tiranë
info@fau.edu.al

Fakulteti

  • Personeli Akademik
  • Personeli Administrativ
  • Programet e Studimit
  • Dokumente dhe publikime

Studentët

  • Orari mësimor
  • Guida studentore
  • Zyra e Karrierës

Shërbimet

  • Sekretaria
  • E-Learning FAU
  • Biblioteka Digjitale
upt logo fau logo

Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës
Universiteti Politeknik i Tiranës

Kontakt Politikat e Privatesise

© Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës UPT 2023 | Mbështetur nga ARK IT