- Kreu
- Këndi i Informimit
-
Njoftime
Njoftim - Konkursi ndërkombëtari i Arkitekturës ''Riciklo Kreativ 2025''
13.08.2025

Të nderuar pjesëmarrës në Konkursin "Riciklo Kreativ 2025",
Ju njoftojmë se: Afati i dërgimit të projekt-idesë (fleta A1) duhet të kryhet brenda datës 31 G𝒖𝒔𝒉𝒕 2025, 𝒐𝒓𝒂 23:59, në link-un të cilin e kanë marrë me e-mail të gjithë konkurrentët që me datë 1 Gusht 2025, pas konfirmimit të regjistrimit të bërë.
Juria e ngritur enkas për konkursin “𝗥𝗶𝗰𝗶𝗸𝗹𝗼 – 𝗞𝗿𝗲𝗮𝘁𝗶𝘃 𝟮𝟬𝟮𝟱” është e përberë nga:
1- 𝑨𝒓𝒅𝒊𝒕𝒂 𝑩𝒚𝒄𝒊 𝑱𝒂𝒌𝒖𝒑𝒊 (𝑲𝒐𝒔𝒐𝒗𝒆̈)
2- 𝑨𝒓𝒎𝒂𝒏𝒅 𝑽𝒐𝒌𝒔𝒉𝒊 (𝑺𝒉𝒒𝒊𝒑𝒆̈𝒓𝒊)
3- 𝑩𝒆𝒔𝒊𝒂𝒏 𝑴𝒆𝒉𝒎𝒆𝒕𝒊 (𝑴𝒂𝒒𝒆𝒅𝒐𝒏𝒊 𝒆 𝑽𝒆𝒓𝒊𝒖𝒕)
4- 𝑩𝒍𝒆𝒅𝒊𝒐𝒏 𝑩𝒂𝒓𝒂𝒍𝒊𝒖 (𝑲𝒐𝒔𝒐𝒗𝒆̈)
5- 𝑭𝒍𝒐𝒓𝒊𝒂𝒏 𝑵𝒆𝒑𝒓𝒂𝒗𝒊𝒔𝒉𝒕𝒂 (𝑺𝒉𝒒𝒊𝒑𝒆̈𝒓𝒊)
6- 𝑬𝒏𝒊𝒔 𝑱𝒂𝒌𝒖𝒑𝒊 (𝑴𝒂𝒒𝒆𝒅𝒐𝒏𝒊 𝒆 𝑽𝒆𝒓𝒊𝒖𝒕)
7- 𝑬𝒏𝒕𝒆𝒍𝒂 𝑫𝒂𝒄𝒊 (𝑺𝒉𝒒𝒊𝒑𝒆̈𝒓𝒊)
8- 𝑬𝒓𝒆𝒅 𝑺𝒂𝒍𝒊 (𝑺𝒉𝒒𝒊𝒑𝒆̈𝒓𝒊)
9- 𝑬𝒓𝒗𝒊𝒏 𝑻𝒂𝒄𝒊 (𝑺𝒉𝒒𝒊𝒑𝒆̈𝒓𝒊)
10- 𝑴𝒂𝒕𝒊𝒍𝒅𝒂 𝑷𝒂𝒏𝒅𝒐 (𝑺𝒉𝒒𝒊𝒑𝒆̈𝒓𝒊)
Studentët janë të ftuar të projektojnë në këtë konkurs një ndriçues outdoor (për ambiente publike urbane), të përbërë ekskluzivisht nga një material i ripërdorshëm.
PARAQITJA E PROJEKTIT
Propozimi krijues duhet të paraqitet me maket (prototype) në shkallë 1:1, me përmasa jo më të mëdha se: 2m x 2m x 2m, të realizuar me materialin e riciklueshëm që propozohet, si dhe në një fletë të vetme A1, e cila do të emërtohet me një kod identifikimi të ekipit projektues.
Pra, fleta A1 dhe maketi janë anonime, nuk pranohen elemente identifikuese përveç projektit.
𝑲𝒐𝒅𝒊 𝒊 𝒊𝒅𝒆𝒏𝒕𝒊𝒇𝒊𝒌𝒊𝒎𝒊𝒕 𝒕𝒆̈ 𝒑𝒓𝒐𝒋𝒆𝒌𝒕𝒊𝒕 𝒅𝒐 𝒕𝒆̈ 𝒋𝒆𝒕𝒆̈ 𝒏𝒋𝒆̈ 𝒏𝒖𝒎𝒆̈𝒓 5 𝒔𝒉𝒊𝒇𝒓𝒐𝒓, 𝒊 𝒄𝒊𝒍𝒊 𝒅𝒐 𝒕𝒆̈ 𝒑𝒓𝒐𝒑𝒐𝒛𝒐𝒉𝒆𝒕 𝒏𝒈𝒂 𝒗𝒆𝒕𝒆̈ 𝒂𝒑𝒍𝒊𝒌𝒂𝒏𝒕𝒊/𝒑𝒓𝒐𝒋𝒆𝒌𝒕𝒖𝒆𝒔𝒊 𝒂𝒑𝒐 𝒈𝒓𝒖𝒑𝒊 𝒊 𝒑𝒓𝒐𝒋𝒆𝒌𝒕𝒊𝒎𝒊𝒕, 𝒏𝒆̈ 𝒎𝒐𝒎𝒆𝒏𝒕𝒊𝒏 𝒆 𝒓𝒆𝒈𝒋𝒊𝒔𝒕𝒓𝒊𝒎𝒊𝒕 𝒏𝒆̈ 𝒌𝒐𝒏𝒌𝒖𝒓𝒔.
Koncept-ideja e projektit (fleta A1) dërgohet nga aplikanti sipas udhëzimeve të FAU, brenda datës 31 gusht 2025. Juria do të vlerësojë koncept-idetë e dërguara dhe do të njoftojë kodet identifikuese të cilat do të përzgjidhen për ekspozim të veprës – ndriçues kreativ në mjediset e TEG.
Projekti duhet të jetë i shkruar në SHQIP dhe jo më shumë se 250 fjalë brenda posterit A1. Mënyra e kompozimit të posterit është e lirë. Propozimi mund të bëhet me teknikën e zgjedhur nga kandidatët (diagrame, skica, modele dhe vizualizime 3D, vizatime CAD, etj.).
Çmimet në para do t'u jepen fituesve sipas vendeve:
• 𝟖𝟎𝟎€ 𝐩𝐞̈𝐫 𝐯𝐞𝐧𝐝𝐢𝐧 𝐞 𝐩𝐚𝐫𝐞̈
• 𝟐 𝐱 𝟓𝟎𝟎€ 𝐩𝐞̈𝐫 𝐯𝐞𝐧𝐝𝐢𝐧 𝐞 𝐝𝐲𝐭𝐞̈
• 𝟑 𝐱 𝟒𝟎𝟎€ 𝐩𝐞̈𝐫 𝐯𝐞𝐧𝐝𝐢𝐧 𝐞 𝐭𝐫𝐞𝐭𝐞̈
DATA TË RËNDËSISHME
• Afati i dërgimit të projekt-idesë (fleta A1): brenda datës 31 Gusht 2025
• Përzgjedhja/shpallja e finalistëve: brenda datës 08 Shtator 2025
• Dorëzimi i maketit (prototipit): 31 Shtator 2025, TEG
• Periudha e ekspozitës: 01 - 15 Tetor 2025, TEG
• Shpallja e fituesve TEG: 15 Tetor 2025, TEG
• Periudha e ekspozitës FAU: 16 - 30 Tetor 2025