- Kreu
- Këndi i Informimit
-
Njoftime
Ju ftojmë në çeljen e ekspozitës ''Akademia e Martaneshit''
Ditën e premte, datë 15/12/2023, ora 17:00, Godina FTI, Universiteti Politeknik i Tiranës, Sheshi Nënë Tereza, Tiranë.
Një projekt i mbështetur nga Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit, Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe Universiteti Politeknik i Tiranës.
13.12.2023
Një projekt i mbështetur nga Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit, Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe Universiteti Politeknik i Tiranës.
Martaneshi, një territor i harruar mes malesh të vrazhda, përballet sot me braktisjen e vazhdueshme. Në malet e shpyllëzuara dhe të zbrazura nga jeta, minierat e kromit janë i vetmi sektor mbi të cilin mbështetet ekonomia lokale. Në kërkim të një modeli të qëndrueshëm për zhvillimin e krahinës, Akademia Martanesh synon të zbulojë modele territoriale, sociale dhe ekonomike për të rigjeneruar vendbanimet dhe natyrën përmes një procesi tranzicioni që tenton të projektojë të ardhmen përtej kromit.
Krahina e Martanesht, dikur qendër e rëndësishme historike e malësisë së Tiranës, është një atraksion ende i panjohur, i gjithi për t’u zbuluar dhe me potenciale reale zhvillimi. Morfologjia e territorit malor, jeta e nëntokës e minatorit dhe mistika e legjendave dhe religjionit krijojnë tre shtresa që mbivendosen dhe përjetohen njëkohësisht. Ky peizazh i trefishtë i Martaneshit gjeneron një kontekst unik ku eksperienca shkon përtej ofertës së lokaliteteve rurale, apo asaj të mjediseve natyrore dhe atyre malore.
Propozimi për zhvillimin strategjik të Martaneshit bazohet mbi zbulimin dhe rizgjimin e identiteteve historike, rijetësimin e zinxhirëve të vlerave, duke krijuar një sistem territorial ku lokalitetet profilizohen dhe ndërveprojnë me njëra-tjetrën dhe bëjnë të mundur shfrytëzimin efikas të aseteve dhe potencialeve.