Rr. Muhamet Gjollesha, 54, Tiranë | Bulevardi Dëshmorët e Kombit Nr. 4, Tiranë 

  • Kreu
  • Burime Online
  • Kontakt
fau logo
FAU
Eja në FAU
Edukimi
Kërkim Shkencor
Studentët
Këndi i Informimit
Testi i Pranimit
Konkurse Studentore
  1. Kreu
  2. Këndi i Informimit
  3. Njoftime
  • Evente
  • Njoftime
  • Arkiva e Njoftimeve
  • Njoftime për vende të lira pune
Kthehu te njoftimet

Hapet thirrja për pjesëmarrje në projektin “Fillo me një ide - Fito një internship në Bashkinë Tiranë”

14.06.2024
Hapet thirrja për pjesëmarrje në projektin “Fillo me një ide - Fito një internship në Bashkinë Tiranë”

Në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit të Universitetit Politeknik të Tiranës me Bashkinë Tiranë dhe në kuadër të dhënies së mundësive për zhvillimin e karrierës profesionale të studentëve të UPT-së, hapet thirrja për pjesëmarrje në projektin “Fillo me një ide - Fito një internship në Bashkinë Tiranë”.

Ftohen të aplikojnë:

  • Studentë në vijim ose të diplomuar në ciklin Bachelor, Master Profesional ose Master Shkencor;
  • Të rinj në fillim të karrierës së tyre profesionale;
  • Të grupmoshës deri në 28 vjeç;

Aplikantët duhet të paraqesin një koncept për projekt ose studim sipas temave të përcaktuara në këtë thirrje.

Detajet e Aplikimit:

  • Aplikimet për Thirrjen VI janë hapur!
  • Afati i aplikimit është deri më 14 Korrik.
  • Fituesit do të ndjekin një internship 3 mujor dhe do të punojnë nga afër me stafin e Bashkisë Tiranë, për të finalizuar studimin ose shkrimin e plotë të projektit.
  • Në përfundim të internshipit do të jepet një çmim në vlerë monetare prej 91,000 lekë (bruto) për person dhe një çertifikatë për pjesëmarrje.

Për informacione të mëtejshme:

- mund të vizitoni faqen zyrtare të Bashkisë Tiranë në linkun: https://tirana.al/faqe/fillo-me-nje-ide-fito-nje-internship

- mund të dërgoni një kërkesë për informacion në adresën elektronike: fitonjeinternship@tirana.al

Ju inkurajojmë të merrni pjesë dhe të përfitoni nga kjo mundësi për të zhvilluar karrierën tuaj profesionale!

Rruga Muhamet Gjollesha, 54, Tiranë
Bulevardi Dëshmorët e Kombit Nr. 4, Tiranë
info@fau.edu.al

Fakulteti

  • Personeli Akademik
  • Personeli Administrativ
  • Programet e Studimit
  • Dokumente dhe publikime

Studentët

  • Orari mësimor
  • Guida studentore
  • Zyra e Karrierës

Shërbimet

  • Sekretaria
  • E-Learning FAU
  • Biblioteka Digjitale
upt logo fau logo

Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës
Universiteti Politeknik i Tiranës

Kontakt Politikat e Privatesise

© Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës UPT 2023 | Mbështetur nga ARK IT