- Kreu
- Këndi i Informimit
-
Njoftime
FAU, së bashku me IIC, ju fton në eventin: ''T'i shohësh gjërat në perspektivë'', mbajtur nga ark. Elisabetta Terragni
10.02.2025

FAU, së bashku me IIC, ju fton në eventin: "T'i shohësh gjërat në perspektivë", mbajtur nga ark. Elisabetta Terragni
Datë: 12.02.2025
Ora: 18:30
COD – Center for Openness and Dialogue, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, Tiranë
Arkitektja Elisabetta Terragni do të prezantojë rrugëtimin e saj profesional dhe krijues, rrugëtim në të cilën ka lëvruar nga analizat e hollësishme rrgonomike për projektimin deri tek transformimi dhe rigjenerimi i siteve industriale dhe ushtarake të braktisura apo projektimi i ekspozitave. Ndërprerjet, zbrazëtitë dhe vendet e harruara, strukturat e rrënuara, janë hapësirat e saj të preferuara, pasi ofrojnë mundësinë për të rimenduar mënyrën se si arkitektura mund të ndërfutet pa mbivendosur struktura të reja, por duke respektuar kujtesën dhe historinë e sitit. Qasja e saj ndaj arkitekturës fton në dialog të shkuarën dhe të tashmen, ku çdo projekt shndërrohet në një akt rikuperimi dhe riinterpretimi.
Dita e Dizajnit Italian në Botë është një iniciativë e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar.
Elisabetta Terragni – Është diplomuar pranë Politeknikut të Milanos në vitin 1986. Që prej vitit 2008 është docente pranë Bernard and Anne Spitzer School of Architecture del City College të Nju Jorkut. Më parë ka dhënë lëndën e Muzeografisë pranë Politeknikut të Milanos (2004-2008), ka qenë Distinguished Visiting Professor pranë Institutit të Teknologjisë në Nju Jork (2005-2006) dhe Asistente pranë Institutit Federal të Teknologjisë (ETH) në Zyrih (1997-1999).
Në vitin 1993 themeloi në Como, Studio Terragni Architetti, studio e cila punon mes Italisë, Zvicrës, Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara dhe në vitin 2011 themeloi studion DRAW (Design Research Architecture Writing) në Nju Jork. Ka ofruar konsulencë për agjenci dhe institucione ndërkombëtare, duke përfshirë: ANVUR - Agjencia Kombëtare për Vlerësimin e Sistemit Universitar dhe Kërkimit; Legacy City Design Assembly (The Max Bond Center, CCNY, American Assembly, Columbia University), Canada Council for the Arts per selezionare l’exhibition team del Canada për Bienalen e Arkitekturës në Venecia (2014), dhe YAP MAXXI, një program që promovon dhe mbështet arkitektët e rinj, në bashkëpunim me MoMA dhe MoMA PS1, Roma/New York (nga 2011).
Terragni është e shumëvlerësuar dhe fituese e çmimeve të shumta ndërkombëtare, duke përfshirë: Council of Europe Museum Prize (2020) e il BIG-SEE Architecture Award (2019) për National Museum of Secret Surveillance, “Shtëpia e Gjetheve” Tiranë; Smart Future Minds Award për projektin Tunnel di Trento në bashkëpunim me Jeffrey Schnapp (2011) e Arc-Vision Prize - Women and Architecture, një çmim ndërkombëtar i arkitekturës sociale për gra dizajner (2013). Në vitin 2014 u botua monografia Gaps: Maps, Thresholds and Breaks in the Architectural Designs of Elisabetta Terragni, me parathënie të Matthias Sauerbruch, nga Nodo
Edicioni IX i Ditës së Dizajnit Italian në Botë do të mbahet më 12 shkurt 2025 me titullin “Pabarazitë. Dizajni për një jetë më të mirë”, lidhur me temën e Ekspozitës Universale së ardhshme të Trienales së Milanos “Inequalities. How to mend the fractures of humanity”, e cila do të çelet në muajin maj dhe do të zgjasë deri në nëntor. Triennalja 2025 synon të nxjerrë në pah politikat më të mira dhe projektet më përfaqësuese që, në këtë moment, në qytete dhe në mbarë botën, po trajtojnë pabarazitë në rritje që përshkojnë dhe ndajnë njerëzimin. Dita synon gjithashtu të jetë një moment reflektimi në funksion të edicionit të 63-të të Salone del Mobile, një nga ngjarjet më të rëndësishme në nivel global për sektorin e mobiljeve dhe dizajnit, e planifikuar nga data 8 deri më 13 prill 2025 në Milano. Kështu, Dita e Dizajnit Italian në Botë 2025, synon të nxjerrë në pah rolin e dizajnit cilësor në reduktimin dhe luftimin e pabarazive dhe ndikimin e tyre në jetën e përditshme.
Projekti zhvillohet në kuadër të Tryezës së Përhershme për Ndërkombëtarizimin e Dizajnit, e koordinuar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar Italian dhe në të cilën janë anëtarë Ministria e Kulturës, Shoqata për Dizajn Industrial (ADI), Fondacioni Compasso d'Oro, Agjencia ICE, Salone del Mobile, Trienalja e Milanos, FederlegnoArredo, Fondacioni Altafinduma, dhe Confindustria.