- Kreu
- Këndi i Informimit
-
Njoftime
FAU ju fton në hapjen e ekspozitës: ''Modernizmi Kosovar një Abetare e Arkitekturës''
19.11.2025
Fau ju fton në hapjen e ekspozitës: 𝐌𝐨𝐝𝐞𝐫𝐧𝐢𝐳𝐦𝐢 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐚𝐫 𝐧𝐣ë 𝐀𝐛𝐞𝐭𝐚𝐫𝐞 𝐞 𝐀𝐫𝐤𝐢𝐭𝐞𝐤𝐭𝐮𝐫ë𝐬.
Autorë:
𝐥𝐥𝐢𝐫 𝐆𝐣𝐢𝐧𝐨𝐥𝐥𝐢 𝐝𝐡𝐞 𝐋𝐮𝐥𝐳𝐢𝐦 𝐊𝐚𝐛𝐚𝐬𝐡𝐢
20 Nëntor 2025,
Ora 18:30,
𝐡𝐨𝐥𝐥𝐢 𝐅𝐀𝐔 - 𝐔𝐏𝐓
Ekspozita "𝐌𝐨𝐝𝐞𝐫𝐧𝐢𝐳𝐦𝐢 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐚𝐫" paraqet një pjesë të arkitekturës dhe urbanizmit të një periudhe të zhvillimit të Kosovës në një kontekst më të gjerë rajonal në ish-Jugosllavi.
Për Kosovën, periudha e të ashtuquajturit 'modernizëm socialist' në ish-Jugosllavi, jo vetëm që ka qenë një transformim në aspektin e zhvillimit të arkitekturës dhe qytetit, por shënon fillimet e profesionit arkitektonik dhe urban në një mënyrë të organizuar dhe të udhëhequr, duke përfshirë edukimin e arkitektëve në shkollat e ndryshme arkitekturore në ish-Jugosllavi dhe themelimin e shkollës së arkitekturës në Kosovë në fund të shekullit të 20-të. Arkitektura e kësaj periudhe nuk është vlerësuar siç duhet dhe shpesh nënvlerësohet, megjithëse për Kosovën, por edhe për rajonin, ajo paraqet një shtresëzim të rëndësishëm kulturor, në një periudhë shumë të rëndësishme të zhvillimit shoqëror, pavarësisht se shumica e arkitektëve nuk janë nga Kosova.
Eventi organizohet nga FAU dhe Akademia e Shkencave të Shqipërisë/Seksioni i Shkencave Natyrore dhe Teknike - Komisioni i inxhinierisë, si dhe i sponsorizuar nga Fondacioni Mane.
