- Kreu
- Këndi i Informimit
-
Njoftime
Dokumentacioni i kërkuar për regjistrim në Konkursin/Testin e Pranimit
07.08.2024
Regjistrimi i konkurentëve për testin e pranimit në të gjitha programet e studimeve të ofruara në FAU do të bëhet pranë Sekretarisë Mësimore duke nisur nga data 12 - 16 Gusht 2024, ora 08:00 - 16:00, pranë zyrës së sekretarisë mësimore të FAU-t, në godinën e FTI, UPT.
Dokumentacioni i kërkuar:
1. Fotokopje e kartës së identitetit (ku të shënohet nr.tel. dhe adresa e e-mail)
2. Kopje e noterizuar e diplomës dhe dëftesës të shkollës së mesme
3. Dy fotografi personale
4. Mandati i pagesës (Tarifa e regjistrimit për konkurs është 3500 lekë)
Kliko këtu për të shkarkuar mandatin
Shënim:
• Për kandidatët të cilët nuk mund të bëjnë regjistrimin personalisht për arsye të ndryshme, personi përgjegjës duhet të pajiset me prokurë që i jep të drejtën të kryej regjistrimin.
• Kanë të drejtë të regjistrohen për në konkurset e pranimit vetëm kandidatët sipas listës së dërguar nga portali U-Albania (QSHA).
Fotoja më poshtë tregon vendndodhjen e sekretarisë FAU.