Rr. Muhamet Gjollesha, 54, Tiranë | Bulevardi Dëshmorët e Kombit Nr. 4, Tiranë 

  • Kreu
  • Burime Online
  • Kontakt
fau logo
FAU
Eja në FAU
Edukimi
Kërkimi Shkencor
Studentët
Këndi i Informimit
Testi i Pranimit
Konkurse Studentore
  1. Kreu
  2. Këndi i Informimit
  3. Evente
  • Evente
  • Njoftime
  • Arkiva e Njoftimeve
  • Njoftime për vende të lira pune
Kthehu te njoftimet

Leksion i Hapur - Arkitektura, Arti i përgjigjes ndaj Kushtëzimeve

23.02.2026

Leksion i Hapur - Arkitektura, Arti i përgjigjes ndaj Kushtëzimeve

Një histori e shkurtër, ku arkitektura përpiqet të jetë një përgjigje ndaj kushtëzimeve, më tepër e lidhur me objektin që ndërtohet se me subjektin që e projekton. Si i tillë objekti arkitekturor më tepër se shpiket, ai “ekziston”, më tepër se një arkitekturë e “fantazuar” ajo duket si një arkitekturë e “rizbuluar”, më tepër se e “shpikur”, është një arkitekturë e “gjetur”.

Datë: 04.03.2026
Ora: 17:00
AULA MAGNA / FAU,UPT
Sheshi Nënë Tereza

Në vazhdën e leksioneve të hapura të arkitektëve shqiptarë, kemi ftuar arkitektin Artan Raça.

Artan Raça, lindur në Tiranë, është diplomuar në Degën e Arkitekturës në UT më 1987. Deri në 1993, ai ka punuar si arkitekt në Institutin shtetëror të Studimeve dhe Projektimeve të Ndërtimit, si dhe Urbanistikës (ISPUN) në Tiranë.

Prej vitit 1993 ai udhëheq studion e tij të projektimit, studio raça arkitektura po në Tiranë, e cila punon si një punishte e vogël për një arkitekturë qyteti, ku gjuha arkitekturore është krijuar nga përgjigja ndaj kushteve konkrete, duke e larguar atë nga autoreferencialiteti dhe idea e një stili të paracaktuar.

Prej vitit 2007 ai është pedagog i jashtëm në fakultetin e arkitekturës së Uninersitetit POLIS. Midis shumë projekteve të realizuara, më të rëndësishmet janë ato në fushën e banimit kolektiv dhe privat.

Ai është nominuar dy herë për European Union Prize for Contemporary Architecture Mies van der Rohe Award, 2013 dhe 2019 në Barcelonë, me projektin e “Pallatit të Verdhë” në rrugën Hoxha Tahsin si dhe me pallatin “ATTICO” në rrugën Asim Zeneli në Tiranë. Njëkohësisht në 2014 ju dha Çmimi i Arkitekturës Shqiptare akorduar nga Unioni Shqiptar i Arkitektëve (AUA).

Në vitin 2016 me projektin “LINGOTO CENTER” studio raça arkitektura përzgjidhet për librin “IN Practice” të promovuar në Bienalen e Venecias, një përpjekje bashkëpunuese kjo mes AIAC – Italian Association for Architecture and Criticism dhe revistës A10 new European Architecture, ku bënin pjesë 37 arkitektë dhe studiot e tyre, një për çdo vend europian, përfaqësues të arkitekturës së realizuar në Evropë, që veprojnë jashtë të ashtuquajturës "starchitect elite”. Disa nga veprat e tij janë botuar dhe vlerësuar edhe në disa botime ndërkombëtare të viteve të fundit.

Rruga Muhamet Gjollesha, 54, Tiranë
Bulevardi Dëshmorët e Kombit Nr. 4, Tiranë
info@fau.edu.al

Fakulteti

  • Personeli Akademik
  • Personeli Administrativ
  • Programet e Studimit
  • Dokumente dhe publikime

Studentët

  • Orari mësimor
  • Guida studentore
  • Zyra e Karrierës

Shërbimet

  • Sekretaria
  • E-Learning FAU
  • Biblioteka Digjitale
upt logo fau logo

Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës
Universiteti Politeknik i Tiranës

Kontakt Politikat e Privatesise

© Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës UPT 2023 | Mbështetur nga ARK IT