- Kreu
- Këndi i Informimit
-
Evente
Kthehu te njoftimet
Fillon procesi i regjistrimit
25.08.2026
Përgëzime të gjithë pjesëmarrësve në Konkursin e Pranimit!
Rrugëtimi juaj në FAU nis sot.
Kandidatët e shpallur fitues duhet të paraqesin pranë sekretarisë mësimore dokumentacionin e nevojshëm për regjistrim në PROGRAMET E STUDIMIT PËR KANDIDATËT SHQIPTARË BRENDA VENDIT.
- Kopje e dokumentit të identifikimit
- Diploma e Maturës Shtetërore ose kopje e njëhsuar me origjinalin e diplomës së studimit të fituar jashtë vendit dhe të njëhsuar nga QSHA, së bashku me certifikatën përkatëse të notave.
- Deklaratën e paraqitur në shtojncën nr.1, e cila plotësohet nga kandidati në prani të punonjësit të sekretarisë mësimore të IAL-së dhe që nënshkruhet prej tyre (shkarko).
- Formulari i aplikimit sipas shtojcës nr.2 (shkarko).
- Kopje të mandatpagesës.
(Shkarko mandatin për arkëtim Arkitekt - Urbanist)
(Shkarko mandatin për arkëtim Interior Dizajn)
Sekretaria Mësimore FAU
Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës
Universiteti Politeknik i Tiranës
Bulevardi Dëshmorët e Kombit Nr. 4, Tiranë
Kandidatët që ndodhen në listën e pritjes (poshtë vijës) luten të ndjekin përditësimet në ditët në vijim për ecurinë e procesit.
Ju urojmë suksese!
