Studime Doktorature

Programi i studimit të Doktoraturës pajis kandidatët me aftësitë dhe njohuritë e nevojshme në mënyrë që të mund të kryejnë punë kërkimore të kualifikuar në universitete, institucione publike dhe organizata private; duke zhvilluar më tej progresin shkencor dhe teknologjik dhe duke krijuar një klasë udhëheqëse me nivel të lartë profesional.

Qëllimi i studimeve të ciklit të tretë është të thellojë njohuritë bazë formuese të arkitekteve dhe urbanistëve, duke synuar përgatitjen teorike dhe shkencore.

Puna studimore në ciklin e tretë synon që studenti i doktoraturës në mënyrë individuale të hulumtojë dhe pasurojë sfondin teorik (state of the art) në një fushë specifike, duke thelluar përgatitjen shkencore për të lejuar zhvillimin e kapaciteteve dhe zgjerimin e njohurive në disiplinat e Arkitekturës dhe Urbanistikës të cilat janë në një evolim të vazhdueshëm.

Objektivi i punës kërkimore është që studenti të mund të formuloje hipoteza dhe ti eksplorojë ato duke përdorur një metodologji shkencore, si dhe të jetë i aftë të përfundojë punimin shkencor të tezës së doktoraturës, që i jep të drejtën për të kërkuar gradën “Doktor”, pasi ka zhvilluar kapacitetet laboratorike, ka thelluar njohuritë në temën specifike, si dhe ka prodhuar risi në një fushë të caktuar.

Në fund të kësaj periudhe, pas përmbushjes të të gjitha detyrimeve përkatëse, kandidatët duhet të mbrojnë dizertacion dhe më pas iu akordohet grada “Doktor”.

 

Këshilli i Profesorëve

  • Prof. Florian NEPRAVISHTA                Kryetar
  • Prof. Andrea MALIQARI                       Anëtar
  • Prof. Asoc. Armand VOKSHI                 Anëtar
  • Prof. Enkelejda BEQIRAJ                       Anëtar
  • Prof. Asoc. Lumturi KAPLLANI            Anëtar
 

Pranimet

 

Aplikimet për Doktoraturë pranohen nga kandidatë që zotërojnë një titull studimi “Master i Nivelit të Dytë”,  “Master Shkencor”, “Diplomë e Nivelit të Dytë”,  “Diplomë e  Integruar e Nivelit të Dytë”, “Diplomë e sistemit 5-vjeçar”, në degën e arkitektures dhe urbanistikes apo te nje dege tjetër që përmban 60% të programit të degëve të mësiperme, si dhe një titull studimi ekuivalent fituar jashtë shtetit dhe të njohur zyrtarisht nga organet kompetente, sipas akteve ligjore në fuqi.

Mesatarja e ponderuar e notave në studimet e ciklit të dytë apo te studimeve të integruara të ciklit të dytë duhet të jetë më e madhe, ose e barabartë me 8 (tetë), ose 80 % e pikëve totale.

Pranimet në Shkollën e Doktoratës përcaktohen bazuar në një klasifikim të përgjithshëm sipas meritave, pas shqyrtimit të dokumentacionit të çdo kandidati nga Këshilli i Profesorëve.

 

Dokumentacioni i aplikimit:

  1. Kërkesë me shkrim për pranimin e kandidatit në shkollën e doktoraturës drejtuar këshillit të profesorëve të Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës.
  2. CV personale dhe bibliografi të punimeve shkencore, të cilat duhet të jenë të dokumentuara, nëse kandidati ka të tilla
  3. Kopje të noterizuar të diplomës së ciklit të dytë (MSH, DND, DIND, Diplomë 5-vjeçare), apo të një diplome tjetër studimi, ekuivalente me to, të shoqëruar me listën e notave apo suplementin e diplomës. Diploma e huaj shoqërohet me vërtetimin e njohjes nga MAS.
  4. Kopje të noterizuar të diplomave apo certifikatave të kualifikimeve të ciklit të tretë (MND) apo të një diplome ose certifikate ekuivalente me to, shoqëruar me listën e notave apo suplementin e diplomës, nëse kandiati disponon një të tillë.
  5. Vërtetim për vazhdimin e programeve të studimit të specializimit, së bashku me listën e notave të fituara deri në atë moment, nëse kandidati është duke ndjekur një program të tillë.
  6. Fotokopje të noterizuar të kartës së indentitetit/pasaportës.
  7. Dy fotografi.
  8. Dy rekomandime nga persona me titull akademik.
  9. Një deklaratë që pranon të shlyejë të gjitha detyrimet financiare lidhur me koston e këtyre studimeve, sipas përcaktimeve të bëra nga vetë institucioni.
  10. Dëshmi të gjuhës/gjuhëve të huaja (fotokopje të noterizuar).
  11. Vërtetim nga qendra e punës, nëse është i punësuar.
  12. Mandat për tarifën e aplikimit për konkurrim prej 2000 lekë.

Studentët e regjistruar në një program tjetër diplome, nuk mund të regjistrohen njëkohësisht në Shkollën e Doktoraturës.

Programi i studimeve të doktoraturës zhvillohet me shkeputje nga puna.