- Kreu
- Këndi i Informimit
-
Njoftime
Kthehu te njoftimet
Njoftim mbi rregullat që duhet të respektojnë kandidatët gjatë Konkursit të Pranimit
Njoftim mbi rregullat që duhet të respektojnë kandidatët gjatë Konkursit të Pranimit
19.08.2024
19.08.2024
Më poshtë gjeni rregullat të cilat duhet të respektoni gjatë Konkursit:
- Në sallën e testimit, kandidati qëndron në vendin që i caktohet. Ky vend është i pandryshueshëm gjatë gjithë testimit.
- Mbi tavolinë kandidati vendos dokumentin e identitetit (kartë identiteti ose pasaportë). Në rast konstatimi të një personi të futur për një tjetër me dokumente identifikuese të testit, kandidati humbet përgjithmonë të drejtën për pranimi në një nga degët që ofron FAU, Universiteti Politeknik i Tiranës.
- Testimi është individual. Nuk lejohet asnjë komunikim mes njeri–tjetrit.
- Pas dhënies së testit nuk lejohet asnjë sqarim lidhur me përmbajtjen ose me zgjidhjen e tij. Gjithçka të nevojshme kandidati do ta gjejë në test nëpërmjet formimit të pyetjeve të tij.
- Përmbajtja e testit nuk duhet të kopjohet, fotografohet ose riprodhohet.
- Në rast konstatimi të kopjimit, kandidati humbet përgjithmonë të drejtën për pranim në një nga degët e UPT.
- Ndalohet kategorikisht të bëhen shënime ose shenja të çfarëdo natyre në fletën e përgjigjeve të testit (çelesin e pergjigjeve) ose mbi barkodin e sekretimit. Kur shënimi vlerësohet si shenjë dalluese, Komisioni i Vlerësimit e s’kualifikon testin.
- Nuk lejohet kategorikisht përdorimi i telefonave celularë, mjeteve audio-vizuale, aparateve fotografike etj.
- Pjesëmarrësit në konkurs nuk kanë nevojë të marrin me vete asnjë mjet për të shkruar apo vizatuar.
- Largimi nga testimi lejohet vetëm pasi të jenë kryer proçeduat e verifikimit të kandidatit dhe sekretimi i dokumentacionit të tij.
- Kandidati që përfundon testimin detyrimisht duhet të dorëzojë testin me sekretimin bashkëngjitur dhe të nënshkruajë në një listë përkatëse.
- Shkelja e rregullave të mësipërme, çon në s’kualifikimin e kandidatit.
Shënim
Asnjë aplikant tjetër nuk do të lejohet të marrë pjesë në testin e pranimit nëse nuk është regjistruar më parë dhe nuk ka emrin në listën: Lista e të regjistruarve