Informacion mbi testin e pranimit, viti 2023-2024
Dokumenta të lidhura
Dokumenta të lidhura
Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës zhvillon Konkursin e Pranimit në programet e studimit:
- Master Shkencor në Arkitekturë (profili Arkitekt) (5 vjet)
- Master Shkencor në Arkitekturë (profili Urbanist) (5 vjet)
- Bachelor në Arkitekturë Interieri dhe Dizajn (3 vjet)
Konkursi i pranimit zhvillohet në datë 16 Shtator 2023, në ambjentet e FAU-t (godina e vjetër, kati i dytë).
Adresa: Rruga “Muhamet Gjollesha”, 54, Tiranë.
Pjesëmarrësit në konkurs, të cilët janë vetëm ata që paraprakisht kanë bërë rregjistrimin për konkurs, (lista bashkalidhur këtij njoftimi), duhet të paraqiten në orën 13:00 për të filluar procedurën e hyrjes për në sallën ku do të zhvillohet Konkursi. Koha e zhvillimit të testit është 2 (dy) orë nga momenti i hapjes së tezës.
Hyrja do të jetë ne rend alfabetik (sipas listës me emrat e të regjistruarve).
Ju lutem respektoni renditjen dhe kohën!
Pjesëmarrësit në Konkurs duhet të kënë më vete mjet identifikimi (Kartë Identiteti ose Pasaportë).
Pjesëmarrësit në Konkurs nuk duhet të kenë me vete telefon apo mjete të tjera elektronike.
Pjesëmarrësit në konkurs nuk kanë nevojë të marrin me vete asnjë mjet për të shkruar.
Shënim:
Asnjë aplikant tjetër nuk do të lejohet të marrë pjesë në testin e pranimit nëse nuk është regjistruar më parë dhe nuk ka emrin në listë!
Dokumenta të lidhura
Ç’regjistrimi në Fakultetin e Arkitekturës dhe Urbanistikës për vitin akademik 2023-2024 për programet e studimit:
- Master i shkencave në Arkitekturë, Profili Arkitekt (5 vjet)
- Master i shkencave në Arkitekturë, Profili Urbanist (5 vjet)
- Bachelor në Arkitekturë Interieri dhe Dizajn (3 vjet)
Kandidati, pasi ka bërë regjistrimin me dokumentacion dhe ka nënshkruar, ka të drejtë të ç’regjistrohet në datat 12 – 13 Shtator, pranë sekretarisë mësimore në UPT, ora 08:00 – 17:00.
Adresa: Rr. “Muhamet Gjollesha”, Nr.54, Tiranë (Pranë zjarrfikëses).
Bashkelidhur gjeni renditjen përfundimtare të kandidatëve për programet e studimit
- Master Shkencor në Arkitekturë – Profili Arkitekt
- Master Shkencor në Arkitekturë – Profili Urbanist
- Bachelor në Arkitekturë Interieri dhe Dizajn
për Vitin Akademik 2023-2024.
Kjo renditje vjen si rezultat i aplikimit të formulës së publikuar tek kriteret e pranimit me pikët e dala nga vlerësimi i testit dhe mesataret e kandidatëve.
Të nderuar kandidatë,
Në pritje të të dhënave përfundimtare nga QSHA lidhur me mesataret e shkollës së mesme, bashkëngjitur gjeni:
– pyetjet e testit të sotëm
– çelësin e përgjigjeve të sakta
– pikët e marra në test sipas nr të ID së Maturantit.
Deri në renditjen përfundimtare, FAU ju uron suksese!