Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës
Universiteti Politeknik i Tiranës
Universiteti i Riges hap thirrjen per aplikime ne kuader te Programit Erasmus+
Afati i aplikimeve deri ne 15 Dhjetor 2016.
1. Studentet mund te aplikojne ne adresen:    https://incomingexchange.rtu.lv/
 
2) Bursa eshte 750 EUR
 
3) Udhetimi paguhet nga Erasmus+
 
4) Dokumentacioni i nevojshem per aplikantet:
 
– Veretetim notash (mund te jete edhe ne gjuhen shqipe), 
– Kopje e pasaportes
– Veretetim studenti
– Learning agrrement
– Leter mbeshtesese nga UP
 
 
Per cdo pyetje mund t`i drejtoheni personit te kontaktit ne adresen  Karlis.Vantis@rtu.lv
Dashamir Çuberi

Dashamir Çuberi

Mbrojtje e punimit të dizertacionit për gradën shkencore Doktor:

Ornamentika në banesën gjirokastrite

Udhëheqës Shkencor:

Akademik Emin Riza dhe Prof. Afërdita Onuzi

Kjo temë në fushën e ornamentikës së banesave gjirokastrite të shek. XVIII-XIX për herë të parë trajtohet gjerësisht në nivel doktorate. Materiali i marrë në shqyrtim në pjesën më të madhe të tij, është kontribut origjinal i punës së kryer në terren nga autori.

Ornamentika e banesave popullore dhe veçanërisht e asaj gjirokastrite me gjithë rëndësinë dhe vlerat e shumta kulturore dhe artistike që mbart, deri më sot ka qenë pjesë e studimeve të realizuara në vitet ’70 – ‘80, publikimeve të Prof. Emin Rizës dhe studiueses Fatbardha Shkupi. Kontributi i tyre nuk është pasuar nga studiues të tjerë në vitet në vazhdim, duke mos e thelluar studimin e ornamentikës së banesave qytetare. Në këtë kontekst, përzgjedhja e temës duket e justifikuar dhe plotëson më së miri nevojën për thellimin e këtij studimi. Studimi i ornamentikës së banesave gjirokastrite, analiza e gjerë dhe e thelluar e vlerave të saj, nxjerrja në pah veçoritë lokale të tyre, përcakton edhe rëndësinë e kësaj teze. Marrja në shqyrtim e shembujve të ngjashëm në hapësirën shqiptare dhe ballkanase dhe vendosja e ornamentikës së banesave gjirokastrite në raport me modelet e përhapura në vendet fqinje, përbëjnë një kontribut që duhet vlerësuar.

Disertacioni është përgatitur në dy pjesë, në të parin trajtohen problematika të ndryshme, të ornamentikës së banesave, duke i parë ato nga anë të përgjithshme dhe të veçanta, të shoqëruara njëkohësisht me ilustrime fotografike. Në pjesën e dytë merren në analizë shembuj të banesave më përfaqësuese, që pasohen nga fjalori termave dhe emrave, përfundimet dhe rekomandimet, lista e skicimeve dhe fotove të bëra nga autori në terren dhe në fund bibliografia.

Në pjesën e parë pas përmbajtjes dhe hyrjes vijojnë katër krerë.  Në “Hyrje” është bërë një paraqitje e përmbledhur e qëllimit, objektivit, metodës së studimit dhe përmbajtjes së punës kërkimore.

Kreu i parë është i ndarë në dy sythe ku i pari niset nga një panoramë e kushteve natyrore duke vënë theksin mbi karakteristikat e tyre dhe ndikimin mbi zhvillimin e bimësisë, drufrutorëve dhe botës shtazore të rajonit, të cilat shërbyen si motive për zbukurimet. Në vazhdim për të plotësuar kuadrin historik të qytetit të Gjirokastrës i është kushtuar vëmendje zhvillimit të banesës popullore nga shek. XIV deri në fund të shek.XIX me përmbledhje të burimeve historike dhe shënimeve të udhëtarëve. Kapitulli i parë mbyllet me paraqitjen e atmosferës ekonomike e shoqërore të kohës dhe ndikimeve që vinin në rrugë të ndryshme nga orienti.

Kreu II  “Ornamentika, zhvillimet kompozicionale të saj” i ndarë në tre sythe, ku i pari trajton nga ana teorike aspektet e zhvillimit të procesit krijues, kriteret nëpër të cilat duhet të kalojë ky proces, për tu ndalur më pas në dukuri të veçorive të stilit dhe stilizimeve të motiveve dhe në vazhdim theksojmë përqasjen sipas metodologjisë krahasuese, që synon nxjerrjen në pah të vlerave dekorative të banesës gjirokastrite, me qëllim diferencimin e ornamentikës së saj nga ajo e objekteve të kultit.

Kreu III  “Motivet trashëgimore dhe teknikat artistike”, niset me një përmbledhje të motiveve trashëgimore të banesës, duke e zgjeruar analizën në motivet me kuptim simbolik. Në vazhdim bëhet një analizë e teknikave artistike duke përfshirë anët teknike dhe profesionale të tyre. Paraqitja e detajuar e gjithë shembujve të dokumentuar nga puna në terren, është një vlerë e shtuar e këtij punimi. Përshkrimi i teknikave artistike është bërë duke i ndarë në grupe sipas rolit të tyre funksional dhe përdorimit të materialeve: gdhendja në gur, dru, piktura murale, piktura mbi dru, teknika e gjurmëlënies. Kjo e fundit paraqitet si një nga shembujt interesant të rrallë, të papërsëritshëm në llojin e vet.

Në mënyrë të veçantë në këtë kapitull trajtohen format e kompozuara arkitaktonike dhe efekti dekorativ i tyre, ku koncepti mbi dekorativitetin paraqitet me këndvështrim më të gjerë.

Kreu IV  “Ornamentika e banesave” fillimisht paraqet ornamentikën e zbatuar në disa tipologji banesash të Gjirokastrës krahasuar me dekoracioet e banesave në qytetet shqiptare dhe vendeve fqinje, (Gjirokastrës, Beratit, Krujës, Shkodrës, Prizrenit, Pejës, Janinës) duke nxjerrë në pah tiparet dalluese midis tyre, në aspektin teknik dhe artistik të realizimit dhe ndërtimit kompozicional. Në sythe të veçanta rëndësi i jepet shkallëzimit të dekoracioneve sipas rëndësisë dhe funksionit të ambienteve të banimit, të odës së miqve, divanit dhe çardakut.

Pjesa e dytë  e punimit ndahet në katër krerë, ku puna kërkimore përqëndrohet në përshkrimin faktik dhe analizën e hollësishme të ornamentikës së banesave të veçanta dhe të grupuara të Gjirokastrës, për të ndjekur më mirë kronologjinë e ecurisë së ornamentikës gjatë shek. të XIX. Dekoracionet e banesave të njohura të Zekatëve, Skëndulit dhe Kikinos janë trajtuar në krerë të veçantë, si banesa të tipologjive të ndryshme përfaqësuese të gjysmës së parë të shek.XIX, ku analizohen veçoritë dalluese të dekoracioneve dhe zhvillimet e tyre në kohë. Rëndësi i kushtohet raporteve të reja që krijohen midis dekoracioneve të brendësinë dhe fasadave të jashtme, epërsisë që teknikat artistike krijojnë ndaj njera-tjetrës.

Pas krerëve të mësipërm, vijon përmbledhja dhe përfundimet e përgjithshme dhe rekomandimet (shqip dhe anglisht), të ndjekur më pas nga fjalori termave dhe emrave. Së fundi, punimi kërkimor me 302 faqe mbyllet me katalogun e ilustrimeve dhe listën e literaturës së konsultuar.

 

VENDIM I KOMISIONIT TË VLERËSIMIT TË APLIKIMEVE NË MASTERIN PROFESIONAL NË “RESTAURIM MONUMENTESH KULTURE”

Viti Akademik 2016-2017

Bazuar në udhëzimin Nr. 24/1, datë 12.10.2016, për disa shtesa dhe ndryshime në udhëzimin Nr. 13, datë 22.07.2016 “Për proçedurat e aplikimit dhe të regjistrimit në programet e Ciklit të Parë të Studimeve, në Programet e Studimeve me karakter Profesional, si dhe në Programet e Integruara të Studimeve të Ciklit të Dytë në Institucionet e Arsimit të Lartë, në vitin akademik 2016-2017”, të ndryshuar, gjithashtu bazuar në kuotat e miratuara të pranimit dhe në kriteret specifike të pranimit të studentëve në Programin e Studimit të Ciklit të Dytë Master Profesional në “Restaurim Monumentesh Kulture” për vitin akademik 2016-2017. Komisioni i Vlerësimit, pasi shqyrtoi dokumentacionin përkatës të secilit kandidat, vendosi te regjistroj kandidatet sipas listes:

vendim-komisioni-per-restaurim-monumente

 Regjistrimi i fituesve do të zhvillohet në sekretarinë e FAU deri në date 07.11.2016

Ceremonia e inagurimit do te zhvillohet diten e Hene date 07.11.2016 , ora 10.00 ne Korce.

Studentët e regjistruar në Raundin e Dytë Faza e Parë janë si më poshtë:

  • 44 studentë në degën Arkitekturë (MSH në Arkitekturë / Arkitekt)
  • 13 studentë në degën Urbanistikë (MSH në Arkitekturë / Urbanist

Vende te lira per t’u regjistruar në Raundin e Dytë Faza e Dytë :

  • 76 vende në degën Arkitekturë (MSH në Arkitekturë / Arkitekt)
  • 50 vende në degën Arkitekturë (MSH në Arkitekturë / Urbanist)

Nënshkruhet në Korçë marrëveshja e cila i hap rrugën Masterit Profesional në Restaurim Monumentesh Kulture, i pari në Shqipëri i këtij lloji. Në prag të vitit të ri akademik arkitektë, inxhinierë ndërtimi dhe profesionistë të fushave të tjera jo vetëm nga Shqipëria, por edhe nga Kosova dhe trojet shqiptare jashtë kufijve do të kenë mundësinë të ndjekin studimet e Masterit të parë të Restaurimit.

14520415_1253575684672901_3687146643268967114_nNë pritje të studentëve të parë të cilët do të përfitojnë nga kjo mundësi, në një aktivitet të veçantë në
Pazarin e sapo restauruar është nënshkruar edhe marrëveshja mes Bashkisë së Korçës dhe Universitetit Politeknik të Tiranës duke formalizuar këtë hap të rëndësishëm. Marrëveshja u nënshkrua nga Kryetari i Bashkisë së Korçës Z.Sotiraq Filo dhe Rektori i Universitetit Politeknik të Tiranës, Prof. Dr. Andrea Maliqari.

Z. Sotiraq Filo, i cili e mori fjalën i pari, shprehu kënaqësinë që ky master do të zhvillohet në qytetin e Korçës dhe prezantoi projektin e rikonstruksionit  të ndërtesës ku do të strehohet  dega e re e FAU në këtë qytet.

Prof. Andrea Maliqari në fjalën e tij prezantoi programin e Masterit Profesional, bashkëpunimin me Bashkinë dhe pjesëmarrjen në mësimdhënie të pedagogëve të ftuar nga universitete të njohura të huaja. Ai shprehu dhe ambicien për hapjen në vijim të programeve të tjera studimi pranë degës së FAU në qytetin e Korçës.

20160930_180652I pranishëm në këtë aktivitet të zhvilluar në ambjentet e Dyqanit të Rakos në Pazarin e Vjetër të Korçës, zv/kryeministri Z. Niko Peleshi ka theksuar se ky mbetet një moment i rëndësishëm për qytetin e Korçës dhe jo vetëm.

“Ky master kombëtar vjen në kohën e duhur, në vendin e duhur dhe me partnerët e duhur. Sot është momenti kur ne kemi nevojë më shumë se kurrë për të pasur profesioniste të vërtetë dhe kapacitete profesionale që do të paraprinë dhe do të udhëheqin restaurimin në Shqipëri. E them sot me krenari se nuk ka ndodhur ndonjëherë në vend një aksion më i madh se ky që ndodh sot për restaurimin. Jemi pikërisht këtu, në veprën më të rëndësishme të restauruar në vend, Pazarin e Vjetër të Korçës”, deklaroi Peleshi.

m-kumbaroE pranishme në momentin e nënshkrimit të kësaj marrëveshje ka qenë edhe ministrja Znj. Mirela Kumbaro e cila në fjalën e saj është ndalur tek impakti dhe rëndësia e Masterit ne formimin e restauratorëve të rinj si dhe liçensimin e tyre. Ministrja Kumbaro mbasi uroi mbarëvajtjen e Masterit i dorëzoi Dekanit të FAU Prof. Florian Nepravishta një numër librash për bibliotekën që do të vihet në shërbim të studentëve.

Nderonin me pjesëmarrjen dhe Rektori i Universitetit ” Fan S. Noli” të Korçës Prof. Dr. Ali Jashari, drejtoresha e Institutit të Monumenteve të Kulturës “Gani Strazimiri” Znj. Arta Dollani dhe personalitete të tjera të qytetit.

 

11_n

14433218_1253575808006222_3787274754759415179_n

14495301_1253575521339584_2355846899451673994_n

14462845_1253575674672902_679752288881328826_n

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Burimi: TCH

Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës
Universiteti Politeknik i Tiranës
Rr. Muhamet Gjollesha, 54, Tiranë

tel/fax: +355.(0)4.2229045
info@fau.edu.al