Thirrje për Programin Kombëtar të Praktikave të Punës | FAU UPT
Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës
Universiteti Politeknik i Tiranës

Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët ka shpallur thirrjen e shtatë për Programin Kombëtar të Praktikave të Punës, në Administratën Shtetërore, Njësitë e Vetëqeverisjes Vendore, Institucione Publike të Pavarura, Institucionet të tjera private dhe Organizatat jofitimprurëse të cilat u futen ketë vit në skemë.

Thirrja e shtatë e Programit është një mundësi për të gjithë të rinjtë nga mosha 21 deri në 26 vjeç, të cilët kanë përfunduar minimalisht ciklin e parë të studimeve “Bachelor” dhe nuk kanë qenë pjesë e programit në thirrjet e mëparshme. Zhvillimi i praktikës të punës është pa pagesë dhe qëllimi mbetet përfitimi i një përvoje kualifikuese për zhvillimin e mëtejshëm të aftësive profesionale, akademike dhe personale.

Procesi aplikimit ka filluar në datë 1 korrik 2022 dhe përfundon më datë 31 korrik 2022. Aplikimi kryhet në platformën zyrtare të programit https://praktika.riniafemijet.gov.al/.

Programi mundëson njohjen me institucionet e administratës shtetërore dhe institucione të tjera publike apo private si dhe OJF. Gjatë fazës së parë të këtij programi do të realizohen detyra dhe angazhime në institucionet përkatëse, bazuar në një plan pune tre – mujor, të drejtuar nga një mbikëqyrës. Programi fillon në datë 12 shtator 2022 dhe përfundon në datë 12 dhjetor 2022.

Pas përfundimit me sukses të fazës së parë të programit, praktikantët do të pajisen me çertifikatë të lëshuar nga Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët dhe Departamenti i Administratës Publike. Gjithashtu, institucionet bëjnë përzgjedhjen e praktikantëve që do të punësohen me kontratë 1 vjeçare, duke u bazuar te performanca e vlerësimit të praktikantëve, si dhe nevojave të secilit institucion.

Ju bëjmë me dije se deri më tani kanë aplikuar vetëm 304 të rinj, nga 1700 pozicione vakante.

Në kuadër të bashkëpunimit midis Universitetit Politeknik të Tiranës dhe Cultural Heritage Without Borders (CHWB) shpallet thirrja për aplikime, për Kampin e 50-të Rajonal të Restaurimit (RRC), do të zhvillohet në Vitsa të Zagorit në Greqi, si dhe në Gjirokastër.

Është një mundësi e shkëlqyer për të gjithë pjesëmarrësit që të kontribuojnë në ruajtjen, interpretimin dhe dokumentimin e disa aseteve shumë përfaqësuese të trashëgimisë kulturore. Falë ekspertizës së partnerëve të Kampit, nga Shqipëria, Greqia, Suedia, SHBA, Britania e Madhe etj, pjesëmarrësit do të fitojnë njohuri teorike mbi konservimin, dokumentimin dhe interpretimin e strukturave historike lokale me vlerë dhe aspekte të trashëgimisë jomateriale. Nëpërmjet një qasjeje praktike dhe me mbështetjen e mjeshtrave vendas, pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të njihen më shumë me materialet dhe teknikat tradicionale lokale të përdorura në këto vende.

Afati i fundit për aplikim: 17 Korrik 2022.

Të interesuarit për aplikim, si pjesëmarrës apo si vullnetarë, janë të lutur të klikojnë në linkun:  application

SHËNIM: Kjo thirrje rihapet vetëm për një aplikim ( preferohet student i profilit Urbanistikë )

Në kuadrin e marrëveshjes dy palëshe ndërmjet FAU dhe Universitetit IUAV i Venezias, “An Implementation Agreement for Academic Cooperation for Seting Up a Double Degree”

dhe në kuadrin e programit Erasmus+ KA 1, është hapur  thirrja për aplikime për Bursa, për studentët Universitetit Politeknik të Tiranës, Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës, të cilët  mund të kryejnë studime pranë  Universitetit IUAV të Venezias, në Itali.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

  • Shkëmbim studentësh të nivelit Master për studime

Niveli i mobilitetit për studentët:

  • Master Shkencor. (studentët duhet të jenë të regjistruar në një Program të integruar studimi të ciklit të dytë, Master Shkencor, në Fakultetin e Arkitekturës dhe Urbanistikës, dhe në momentin e aplikimit, duhet të jenë studentë të rregullt në vitin e 4).

Kohëzgjatja e bursave:

  • Studentë: 1 vit akademik, (10 muaj: Tetor 2022 –  Korrik 2023).  (studentët do të kryejnë vitin e fundit të studimeve, në Universitetin pritës, dhe në fund të vitit do të marrin diplomë të dyfishtë).

Fusha e studimit:

  • Arkitekturë
  • Urbanistikë

Numri total i studentëve:  1 student

Kushte paraprake për studentët:

Studentët duhet të kenë fituar të 180 kreditet e 3 viteve te para. Gjatë procesit të seleksionimit të kandidatëve, do të jenë fitues ata studentë që nuk kanë lëndë të mbartura për frekuentim, dhe nuk kanë asnjë provim të mbartur deri në momentin e aplikimit.

Dokumentat e nevojshme për aplikim, për studentët:

– CV;

– Kopje e Pasaportës;

– Vërtetim studenti;

– Listë notash deri në momentin e aplikimit;

– Letër Motivimi (në gjuhën angleze);

– Çertifikatë e gjuhës së huaj ( Italisht CELI,  ose  Anglisht TOEFL/CEFR, B2 )*;

– Dokumenti Learning Agreement**

* Niveli minimal i kërkuar për të dyja gjuhët është B2. Nëse do të përzgjidhen lëndë që zhvillohen në të dyja gjuhët, studenti duhet të plotësojë nivelin minimal të kërkuar për të dyja këto gjuhë duke e vërtetuar me çertifikatën përkatëse të gjuhës së huaj.

**Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Mobility Plan’’. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihet në Universitetin Politeknik të Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.

KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Universitetin në Venezia, lëndë të njëjta ose ekuivalente me ato që do të kryenit në vitin përkatës në Fakultetin tuaj, kjo për arsye që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni.

Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset nga aplikanti, nga koordinatori akademik i Fakultetit dhe nga Zv/Rektori i UPT-së për Anën Shkencore dhe Marrëdhëniet me Jashtë.

Për të shkarkuar formatin e “Learning Agreement” klikoni si më poshtë:

https://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/resources/documents/applicants/learning-agreement_en

për të patur informacion mbi lëndët që zhvillohen në Universitetin e Venezias, klikoni në:

http://www.iuav.it/Didattica1/lauree/MAGISTRALI/ARCHITETTU/

Afati për aplikim:    deri më 21 Korrik  2022 ora 14.00

Aplikimi  kryhet pranë Sekretarisë Mësimore të FAU.  

Në kuadër të Marrëveshjes KA1 bilaterale, të Programit Erasmus +, është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete, për studentët e Universitetit Politeknik të Tiranës, Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës, në “Gh. Asachi” Technical University of Iasi, Rumani.
Informacionin në lidhje me dokumentacionin dhe afatet kohore e gjeni këtu.

Afati i aplikimit është deri më 25 Korrik 2022, ora 12.00.

Në kuadër të programit Erasmus + dhe marrëveshjes KA1 bilaterale, është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët e Universitetit Politeknik të Tiranës, Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës, në University of Applied Sciences, në Nysa, Poloni.

Për më shumë informacion, shikoni dokumentin e mëposhtëm:

Në kuadër të bashkëpunimit midis Universitetit Politeknik të Tiranës dhe organizatës TOM, ftohen studentët të aplikojnë në projektin TOM’s fellowship program.

TOM është një organizatë jo-fitimprurëse, me qendër në Izrael dhe me programe të implementuara në Mbretërinë e Bashkuar, Spanjë, Itali, Gjermani, Greqi, Japoni, Emiratet e Bashkuara Arabe, Singapor, SHBA, Nigeri, Indi, Serbi etj.

Ideja kryesore e TOM është përdorimi i të gjitha resurseve të mundshme në mënyrë sa më efektive për të ndihmuar në krijimin e zgjidhjeve inovative dhe ekonomike për sfidat e përditshme të njerëzve me aftësi të kufizuara, të vjetër në moshë, ose në gjendje të vështirë ekonomike për të përballuar zgjidhjet ekzistuese.

Çdo person mund të kontribuojë në të mirë të njerëzimit, dhe TOM synon ta arrijë këtë në Shqipëri.

Studentët e interesuar për TOM’s fellowship program mund të aplikojnë në link-un: website, ose drejtpërdrejt në link-un e regjistrimit: link

TOM FELLOWSHIP PROGRAM

Për më tepër informacion, link-u i faqes online të TOM https://tomglobal.org/communities

Nga Programi Kombëtar i Praktikave të Punës publikohet thirrja e shtatë e Programit, e cila është një mundësi për të gjithë të rinjtë nga 21 deri në 26 vjeç, të cilët kanë përfunduar minimalisht ciklin e parë të studimeve “Bachelor”.

Zhvillimi i praktikës së punës është pa pagesë dhe qëllimi mbetet përfitimi i një përvoje kualifikuese për zhvillimin e mëtejshëm të aftësive profesionale, akademike dhe personale.

Për një informacion të plotë mbi Programin Kombëtar të Praktikave të Punës, profileve të kërkuara dhe mënyrën e aplikimit, ju lutemi klikoni në linkun: http://praktika.riniafemijet.gov.al

Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës
Universiteti Politeknik i Tiranës
Rr. Muhamet Gjollesha, 54, Tiranë

tel/fax: +355.(0)4.2229045
info@fau.edu.al

Evolve Web Agency

Evolve Web Agency